Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, McGonigal akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga agjenti shqiptar! Opozita akuzon: Ka lidhje me Ramën

Ish zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonial i cili u arrestua dje në Nju Jork për ndihmë ndaj oligarkëve rusë, akuzohet se mori edhe 225 mijë euro ryshfet nga një ish zyrtar i inteligjencës shqiptare në vitin 2017 para se të dilte në pension. Në një aktakuzë të veçantë me nëntë pika, McGonigal akuzohet se shifrën e konsiderueshme e ka marrë në dorë në këmbim të promovimit të interesave të biznesit të ish-agjentit shqiptar, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe jeton në Nju Xhersi.

Sipas aktakuzës, McGonigal mori tre pagesa të veçanta me para në dorë nga biznesmeni shqiptar në vitin 2017, pasi të dy udhëtuan në Shqipëri, ku McGonigal u takua me kryeministrin, Edi Rama dhe i kërkoi këtij të fundit të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licensave të shpimit të fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit.

Ish oficeri i inteligjencës shqiptare kishte interes financiar për vendimin. Më vonë shërbeu si një burim konfidencial i FBI-së në një hetim penal të një shtetasi amerikan që lobonte për një parti shqiptare, hetim që u mbikëqyr nga McGonigal.

Pas kësaj aktakuze, opozita shqiptare nuk ngurroi të hidhte akuza ndaj McGonial se është i lidhur me Ramën. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë thirrje që të hetohen të gjitha takimet që McGonigal ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në vitin 2017.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se kryeministri Edi Rama i përdor agjentët amerikanë për aferat e tij. Ndërsa ish kryeministri, Sali Berisha tha se duhet të ngrihej një komision i posaçëm që të hetojë gjithë këtë çështje duke qenë se SPAK nuk kishte marrë asnjë veprim për ta hetuar. Ndërkohë deputeti i PD, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK kërkesën për hetimin e kryeministrit Edi Rama duke thënë se ky i fundit kishte paguar ish zyrtarin e lartë të FBI-së për të sajuar çështjen e rublave ruse.

Ditën e djeshme, Charles McGonigal, 54 vjeç, u arrestua pas akuzës në një padi me pesë pika se punonte për manjatin rus të aluminit Oleg Deripaska, i cili ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018. Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus i kthyer në shtetas amerikan, i cili punonte si përkthyes për gjykatat federale dhe prokurorët, gjithashtu u akuzua për skemën korruptive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Açka: Për shkakun e Ramës, Shqipëria po shahet në gjuhë të huaj! Jep dorëheqjen kryeministër

1673977890_64001662980821xackaa424.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, pas skandalit me ish zyrtarin e FBI-së, McGonigal, i cili u arrestua një ditë më parë për fshehje të marrjes së 225 mijë dollarë nga një ish agjenti i SHISH  në Shqipëri.

“Kryeministër, jep dorëheqjen!

E ke me zë e me figurë.

Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Turp!

Nëse ke një fije dinjitet, largohu!

Bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist. Lidhja ndërmjet McGonigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.”- shkroi Açka.

Ora 15:04
Arrestimi i ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Bardhi dorëzon kallëzim në SPAK: Të hetohet Rama! E pagoi për të sajuar përrallën me rubla ruse

1674205257_GazmentBardhi2.jpeg

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për arrestimin e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke thënë se ky i fundit është korruptuar nga Rama për të sajuar lobimin e PD-së me paratë ruse.

Bardhi tha se ky është akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Bardhi bën me dije se i është drejtuar SPAK-ut duke i kërkuar nisjen e hetimeve për organizatë kriminale që sipas tij drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Miku personal i Edi Ramës, Charles McGonigal, njeriu që drejtoi për dekada kundërzbulimin e FBI në Nju Jork, u arrestua në SHBA pasi akuzohet për bashkëpunim me rusët, deklarim të rremë dhe pastrim të parave të pista. Drejtësia amerikane konfirmon se Edi Rama, nëpërmjet një ish punonjësi të Sigurimit të Shtetit, i paska paguar mikut të tij McGonigal plot 225 mijë dollarë për të sajuar përrallën me lobim me para ruse të PD në SHBA.

Korruptimi i një zyrtari amerikan të FBI për të sajuar rrethana të rreme për kundërshtarët politik është jo vetëm krim, por akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Asnjë Kryeministër në vendet demokratike nuk përdor para të pista për të korruptuar zyrtarë amerikan  të lidhur me Rusinë për të goditur kundërshtarët politik.

Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK që të nis hetimet për një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë :

1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë;

2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë;

3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i struktutuar kriminal.

SPAK nuk ka shumë punë për zbardhjen e kësaj afere kriminale. Mjafton të kërkojë zyrtarisht të plotë dosjen dhe provat pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias në SHBA. Drejtësia që hesht përballë fakteve është drejtësi e vdekur. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë një drejtësi që vepron ndaj kujtdo dhe që i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Ora 12:36
Arrestimi i ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Berisha: Rama i dorëzoi 225 mijë euro nëpërmjet Agron Nezës! Të hetohen të gjitha takimet

Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka diskutuar me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles Gonigal për investimet ruse në Shqipëri.

Teksa foli për arrestimin e Mc Gonigal në SHBA, Berisha tha se dy bashkëpunëtorë të Ramës, Dorian Duçka dhe Agron Neza, kishin lidhje të drejtëpërdrejtë me shkeljet e zbuluara nga FBI.

“Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbiemve ruse. Mc Gonigal, u ngarkua në grupin e prokurorit special Muller, ish drejtorit të FBI-së për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët. Por FBI, gjeti se ky vetë shef i inteligjencës së New York-kut, kishte lidhje të sëmura ruse. Por në vorbullën e stuhisë së krijuar nga Mc Gonigal, gjendet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish zyrtari i lartë i qeverisë së tij, që paraqitet si këshilltar, një super mafioz me lidhje ndër më të dyshimtat që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, ish oficer i policisë sekrete hoxhiste, Agron Neza”- u shpreh Berisha.

Berisha tha se përveç Ramës të përfshirë janë edhe Agron Neza dhe Dorian Duçka të cilët sipas tij identifikohen si personat A dhe B në dosjen hetimore të Jurisë së Madhe në SHBA. Sipas Berishës, Agron Neza është ish oficeri i inteligjencës shqiptare që i ka dorëzuar McGonigal shumën prej 225 mijë dollarësh.

“Në të gjitha materialet, edhe ato direkt të Departamentit të Drejtësisë, strumbullar si persona, në afërn McGonigal janë jo vetëm këta, por me emra është Edi Rama, Agron Neza dhe Dorian Duçka.Agron Neza quhet personi A, Dorian Duçka quhet personi B. Por identifikohen fare lehtë në mediat e tjera. Kurse Rama nuk është as A, as B, por siç është, Edi Rama i lidhur kokë e këmbë, kokë e xhep me agjentin e rrezikshëm. Pra, Rama tha se nuk ka asnjë lidhje, por 225 mijë dollarë ia dorëzoi përmes Agron Nezës.
E vërteta është se McGonigal u thirr këtu pikërisht nga Rama për interesat ruse që ai përfaqësonte fshehtas dhe për të cilat u arrestua.   ”- shtoi Berisha.

Ai theksoi se duke qenë se SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për hetimin e kësaj çështje, atëherë, do kërkonte ngritjen e një komisioni hetimor.

Ora 12:05
Meta: Rama i përdor zyrtarët amerikanë për luftën e brendshme politike, ka raport aferash dhe korrupsioni më SHBA

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i pyetur në lidhje me një takim të mëparshëm të Ramës me një ish zyrtar të FBI që është arrestuar, tha se Rama gjithmonë ka shfrytëzuar amerikanët për aferat e tij.

“Rama ka raportin më të pasinqertë me SHBA-të. Asnjëherë nuk ka qenë raport vlerash, por raport aferash, raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve për helmimin e miqësisë. Ka përdorur zyrtarët amerikanë për qëllimet e luftës së brendshme politike.  Nuk jam aspak i habitur. Skandale të tjera do të dalin. Ju kam thënë për ekzistencën e një mafie ndërkombëtare. Ja ku po dalin. Ju kam thënë se la [perëndimi ‘Kim filb-a’ të tjerë edhe sot. I gjithë sistemi i Edi Ramës është një sistem që kullon korrupsion, nga themelet te koka e kudo. Na ktheu në vendin e dytë në botë për ryshfet. Edhe kur nuk do një punonjës administrate të marrë korrupsion është i detyruar se ia kërkon shefi. Pra është një sistem kapilar”, ka thënë Meta.

Ora 09:19
Arrestimi në SHBA i ish zyrtarit të lartë të FBI-së që Rama e konsideroi mik, Alibeaj: Takimi i tyre në 2017-tën kërkon hetim të thelluar

1674548953_finalprojekt.00151920.Still004.jpg

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me arrestimin e zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal, nën akuzën se ka shkelur sanksionet e SHBA ndaj Rusisë duke kryer transaksione financiare me oligarkë rusë.

Alibeaj ka sjellë në vëmendje takimin mes Ramës dhe McGonigal 2017-ën, duke e konsideruar si pjesë të transaksioneve të paligjshme financiare që ish zyrtari i FBI-së ka kryer me oligarkët rusë. Ai tha se duhej që menjëherë të ndërmerreshin hapa për hetim të thelluar dhe transparencë të takimit që Rama dhe McGonigal patën në vitin 2017.

“Akuzat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar. Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës nuk e zbardh këtë çështje tepër të rëndësishme për marrdhënien e Shqipërisë me SHBA. Zbardhja sa më parë dhe transparenca e plotë është ajo që ndihmon jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik”- shkruan Alibeaj.

Ditën e djeshme, Charles McGonigal është arrestuar nga autoritetet amerikane nën akuzën se ka shkelur sanksionet e SHBA-ve ndaj Rusisë, duke u përfshirë në transaksione të paligjshme financiare me oligarkët rusë. 54 vjeçari akuzohet nëpërmjet një padie me 5 pika se punonte për manjatin rus të aluminit Oleg Deripaska, i cili ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018.

Ndërkohë, kujtojmë se kur u bë i ditur hetimi i ndërmarrë ndaj ish zyrtarit të FBI-së, kryeministri Edi Rama pranoi se e kishte mik, por theksoi se çështja me drejtësinë i përkiste atij në SHBA dhe se nuk kishte lidhje me qeverinë shqiptare.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taveni Kasemi: 25/01/2023 12:27

    O Flutra Kaka po ça lidhje ka Edi Rama me Usa po të kishte Edi Rama bashkë punim me ktë zyrtar të FBI Amerika do bënte kërkes për arestimin e Edi Ramës. A e di ti o Flutra Kaka që dhe Zyrtari i FBI ska bër asgjë por ka shkelur ligjin që ka bër biznes në kohën që ka qen drejtus në FBI. E ligji Amerikan se lejon që kur je drejtus i FBI ske të drejt të bësh biznes e për ktë është arestuar. Un që shkruaj kam lindur ktu në Amerik e jam jurist.

    Përgjigju
  • Babuli Ta Nguli: 24/01/2023 19:41

    O QENI Arbëror mëso Shqip MËSO SHQIP. Se në fjalorin Shqip nuk ekziston fjala shkjau kjo është fjal sërbe. E ti me nonën sërbe e babën taleban bën komente për Shqiprin. Ça pune ke ti me Shqiprin ? ? ? Ti je spiun sërb komento te sërbi o analfabeti Arbëror.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 24/01/2023 16:27

    O shpifs të Sb,Im,Ea,Gb:Nuk ka lidhje E.Rama me 225 mij $ për lobime.Ato janë të Likes & të Lulit për zgjedhjet e 2017 që Luli ishte në çadër dhe më von u takua me Trampi dhe që u paguan nga Rusët gjithsej 675.000 $ për llogari të Amerikanëve ku drejtësia nuk veproi e nuk thirri Amerikanin në Shqipëri duke mos i dhën garanci për mos arrestim. Duhet thënë se fillimisht Sb mbrojti Lulin dhe kur ky e përjashtoi nga grupi kuvëndor u hodh kundër Lulit për ta hetuar.Por heshti se ishte vet Saliu që kishte dijeni për lobimin RUS. Sb është shpifs kampion bote,LikeFloriri nr.2 e të tjerët jan ogiça të tyre..!

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/01/2023 14:08

    Aty ku ka rus të perzier në afera korrupte aty e ke edhe Edvin shkjaun shqipfolës, aty ka ka afera korruptive serbe dhe greke aty e ke edhe edvin tradhtarin shqipfolës . Qfar keni prit nga ky tradhtar që me voten e juaj e shkatruat Shqipërin, e shiti Butrintin dhe jugun tek greku , e shiti Durrësin tek serbiorusi , shiti qdo gjë kombëtare dhe u mundua ta shes edhe veriun e Kosovës tek serbi…! Ky njeri e ka vorrosur kombin dhe shtetin Shqiptarë…!

    Përgjigju
  • orion: 24/01/2023 14:06

    o mete po aman mos na hap barkun o burre se e dime mire sesi je ti

    Përgjigju
  • titi: 24/01/2023 13:40

    ore ca lidhje ka rama me arrestimin e atit se spo e kuptojfare shume pa lidhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, Policia e Vlorës aksion masiv në gjithë qarkun

Dyshohet për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, Policia e Vlorës aksion masiv në gjithë qarkun