Arrestimi i protestuesve të Teatrit, anëtari i VV: Bojken Abazi është i burgosuri politik i Ramës

Arbër Zaimi, anëtar i lëvizjes Vetëvendosje, në një lidhje me skype në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", është shprehur se i arrestuari Bojken Abazi në protestën kundër shembjes së Teatrit është një i burgosur politik i kryeministrit Rama.

Ai e ka cilësuar një akt barbar përplasjen mes protestuesve dhe policisë dhe arrestimin e tyre.

"Është akt barbar ndaj kujtesës dhe degradim i demokracisë. Është katastrofale kjo që ka ndodhur. Mendoj që ka pasur edhe aspekte pozitive, më shumë se një vit anëtarët e Aleancës janë bërë bashkë dhe kanë organizuar një rezistencë", tha Zaimi.

Ai është shprehur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Abazi ka mbajtur një fjalim politik, pasi trashëgimia është politike edhe vlerat që ata mbrojnë.

"Secili arrestim është një skandal më vete, për shumë prej tyre nuk janë liruar. Abazi është i burgosur politik i Ramës. Porositë kanë ardhur nga struktura të Ramës dhe ministrisë së brendshme. Nuk është faji i policëve , është faj politik. Mendoj se të drejtat civile, njerëzore i kemi falë rezistencës edhe në protesta si këto", tha Zaimi.

Në lidhje me çështjen Kurti dhe Vetëvendosjen, ai tha se ata nuk ngulin thika dhe se i përkasin një kulture politike që është e hapur të bashkëpunojë në tema që janë në të mirë të qytetarëve, pasi nuk kanë turp të thonë mendimin e tyre.

"Po tregohet një arrogancë nga ana e Ramës dhe Veliajt, janë dy fytyra patetike . Nuk mbyllim  njërin sy kur shikojmë diçka, nuk e kemi mbyllur derën e bashkëpunimit. Rama po e mban të arrestuar Abazin në Tiranë", u shpreh Zaimi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karadakliu: 19/05/2020 12:31

    Protesta eshte manipulim I opoztes-politikes,e cila edhe ne proteste u vener ua ne rolin e "peshperitesit".Porotesta nuk ka te beje me shembjen e te vjetrit-rrenojes dhe ndertimin e te rese,teatrit tev ri e shume moderrn,me te dalluarit ne rajon.Ketu eshte interes politike,vecmas grupacioneve anti Rame e ati Heshim Thaci, Kjo eshte vrejtur qe kur e kur, si kendej si andej Drini.Kjo eshte nje pakuptimesi politike e kombetare ne te cilen fatkeqesisht,po ndihmojne edhe disa intelektual,publicist e tash pa anje shkas edhe aktoret e skenes.

    Përgjigju
  • Like: 19/05/2020 05:15

    Shikoni pundn tuaj se jeni cope cope mor lengaeaq mire ju a ben serbi ju si juvjrn hakut

    Përgjigju
    • Taulant: 19/05/2020 07:43

      Si ky Arbri ashtu dhe Bojkeni jane eksporte te Tiranes ne Kosove. Jane marksistet e rinj qe jane bashkuar me Albin teveqelin dhe i kane shpallur lufte Amerikes. Por turp per ty qe thua mire ua ben serbi, shume e ndyre te dal nga goja e nje shqiptari kjo fjale.

  • F-35: 18/05/2020 23:29

    Nese Abazi eshte i burgosur politik, sic thua, atehere pse vini te beni politik ketu dhe nuk rrini atje ku u ka bere p*** i lokes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë