Arrestimi i shefit të Fushë Arrëzit për përdhunim, Lleshaj: Gjest i ulët kriminal! S'e kthejmë dënimin me vdekje, po punojmë për një plan tjetër

TIRANE-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Shkodra ku inspektoi doganën e Hotit ka reaguar për arrestimin e shefit të komisariatit të Fushë Arrëzit me akuzën e përdhunimit duke e cilësuar sjelljen e zyrtarit të policisë si gjest të ulët dhe kriminal.

"Ka rënë pre e dhunës seksuale nga edukatorët e saj në Shkodër, por më vonë me një sjelle të ulët, pa dinjitet, kriminale dhe të papranueshme të një punonjësi policie që do të duhet të mbrohet para ligjit. Ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar qasjen tonë në thelb në drejtim të mbrojtjes së viktimave të dhunës seksuale duke shtuar penalitetet dhe çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët, pasi në shpesh raste dëmet dhe gjëma na ka ardhur prej rojeve, kujdestarëve, atyre që zëvendësojnë prindërit. Dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk është thjeshtë cështje e ligjit, masave penale, por sensibilizimit shoqëror për t'u distancuar, që kjo kategori që nuk e meritojnë edhe emrin e njeriut, që të kufizohet, izolohet dhe të bëhet e padëmshme.

Për rastin që flasim nuk besoj që kemi nga 2015-18 ndonjë dinamikë tjetër, nuk i dimë detajet, kemi reaguar pas sinjalit të parë. Do të duhet të kërkojmë detajet dhe të marrim masat. Ne duhet dhe do të marrim masat ndaj atyre që kanë detyrën e shenjtë të kujdesit, pasi rreziku vjen nga ata që janë caktuar për të bërë rojen, kujdestarin, prindin. Dënimi është një cështje e stërdiskutuar, dënimi me vdekje në Shqipëri është i vdekur, i pa kthyeshëm, nuk është ky mekanizmi. Mekanizmi është parandalimi, dënimi i merituar, por vdekja nuk është zgjidhje. Shtetet në Europë kanë adoptuar formulën, që shteti nuk kthehet në krye kriminelin më të madh për të vrarë.

Ne po punojmë për të zhvilluar një instrument të ri për të trajtuar këtë fenomen të dhunës në familje dhe këtë për të gjetur rrugë të reja për të ndërtuar struktura që do të bëjnë bashkë energjitë e shumë aktorëve, policisë, shëndetësisë, shoqërisë civile dhe besoj se shpejt do të kemi zhvillime të reja për instrumentet e reja. Por e rëndësishme është liria për denoncuar. Bëj thirrje edhe medias, mos e cënojmë këtë lirinë e denoncimit, pasi njerëzit i druhen edhe për shkak të mediatizimit të gjerë. Hezistojnë i druhen mediatizimit. I kam ndjekur lajmet e pafundme ditët e fundit për një rast prostitucioni, ku pasqyrohen të gjitha dialoget në media me një precizion pervers. Është shumë e rëndësishme, media të ruajë nga publiciteti rastet dhe detajet se kështu i frenojmë viktimat për të denoncuar. Ne duhet ti inkurajojmë që të bëhet denoncimi. Pa denoncim nuk ka reagim" tha ai.

Lajmi në përditësim....

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhelati: 06/06/2020 18:29

    Kthe denimin me vdekje o sander,,,e mban mend sa qete kemi qene ne kohen e komunizmit kur e kishim denimin me vdekje,,dhe shikoje pastaj o minister sesi do fshihen si mijte keta qe vrasin per para...ke per te pare sa qete do jete...

    Përgjigju
  • Zijaqini me bisht: 06/06/2020 12:31

    Hiqe Ed Merkon o Sander

    Përgjigju
  • Qytetar: 06/06/2020 11:25

    Ju denoni per 0,5 mg alkol kushedi sa qytetar.., ndryshuat kodin penal per nje gote birre, per raste te tilla ku perfshiheni edhe vet , nuk ndryshoni dot ligjin denimi duhet max. Bej dicka Tahiri se paku rripin e vuri ...

    Përgjigju
  • Misri: 06/06/2020 10:45

    Po ik ore vemje, ti je thjesht nje vemje e peshtire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë