Arrestimi i Vangjush Dakos, detaje nga dosja hetimore: Ndërtuesi nuk respektoi kushtet teknike, pallati nuk duhej kolauduar

Arrestimi i Vangjush Dakos, detaje nga dosja hetimore: Ndërtuesi nuk respektoi kushtet teknike, pallati nuk duhej kolauduar

1686129405_dako.jpg

Banorët  e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 duke u bërë i pabanueshëm, thonë se  ndërtuesi nuk ka ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet teknike që parashikonte projekti. Gjithashtu pallati nuk duhej kolauduar dhe as duhej dhënë leja e shfrytëzimit pasi ndërtuesi gjatë zbatimit të projektit nuk ka respektuar kushtet që parashikoheshin në projektin e miratuar.

"Pallati sipas kallëzimit është ndërtuar në  vitin 2012 duke shkelur kondicionet strukturore, projekt i cili është miratuar më pas me lejen e ndërtimit nga organet kompetente të administrimit të territorit. Sipas kallëzuesve, pallati është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 duke u bërë i pabanueshëm. Banorët janë detyruar të zhvendosen në shtëpi të tjera pasi sipas tyre, projektuesit nuk kishin llogaritur mirë kushtet teknike në projektin e paraqitur nga shoqëria ndërtuese ashtu edhe ndërtuesi nuk ka ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet teknike që parashikonte projekti. sipas kallëzuesve leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe studimet gjeologjike dhe sizmike. Investitori sipas tyre nuk ka respektuar as kushtet teknike të projektit të miratuar nga KRRT e Bashkisë Durrës. Pallati sipas kallëzuesve nuk duhej kolauduar dhe as duhej dhënë leja e shfrytëzimit pasi ndërtuesi gjatë zbatimit të projektit nuk ka respektuar kushtet që parashikoheshin në projektin e miratuar" shkruhet në dosjen e siguruar nga Report TV.

Kallëzuesit pretendojnë se nga ana e zyrtarëve të bashkisë së Durrësit janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës, gjatë miratimit të lejes së ndërtimit ashtu edhe gjatë miratimit të lejes së shfrytëzimit.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Vangjush Dakos, Report Tv siguron dosjen: Pallati nisi 7 kate në 2011, leja i doli në 2014 kur ishte bërë 11 kate


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit