Arrestimi i Vangjush Dakos, Rama nga Berati: S’është e lehtë por jemi krenarë që goditen njerëz të lidhur me pushtetin! Duhet durim në luftën kundër korrupsionit

Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se janë krenarë që për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndodh që po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Ky reagim i Ramës vjen nga Berati dhe duket se i referohet arrestimit të Vangjush Dakos me urdhër të SPAK, megjithëse nuk përmend emër.

Kreu i qeverisë theksoi se duhet bërë durim në luftën kundër korrupsionit ndërsa u shpreh se nuk është e lehtë që të shohë njerëzit që i ka pasur në krah të jenë përballë prokurorit apo gjykatësit për shkelje të ndryshme.

“Kemi hyrë në fazë të re. Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit. Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri dicka ka ndodhur. Edhe kur e sheh se sim und të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë. Të gjitha janë pjesë e një procesi dhe rruga është e përpjetë, jo dishezë. Kini parasysh që për herë të parë ndodh kjo. Për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS”, tha Rama.

Për arrestimin e Vangjush Dakos ka reaguar edhe Edi Paloka duke thënë se do lirohet shumë shpejt se nuk do e hapë gojën për Ramën ndërsa pretendon se ky i fundit e ka bërë skenarin ndërsa regjia është bërë nga ambasadorja Yuri Kim. Ndërsa Ervin Salianji e cilëson zhvillim pozitiv arrestimin e Dakos dhe thotë se SPAK duhet të inkurajohet e të godasë mafien politike që vjedh zgjedhjet.

Gjatë turit falenderues, Rama u ndal edhe te fitorja pas 14 majit duke thënë se mund të fitojnë edhe 19 beteja të tjera elektorale nëse arrijnë të bëjnë reflektim. Vetëm kështu, sipas tij, PS-ja mund të vijojë të ketë fitore.

“Na duhet të bëjmë realisht një reflektim shumë të madh pas kësaj fitoreje. Arsyeja pse kemi fituar dhe kemi fituar 8 nga 9 beteja elektorale dhe mund të fitojmë edhe 18 të tjera është sepse ne sapo kanë mbaruar një palë zgjedhje kemi filluar të mendojmë për një palë zgjedhje të tjera duke mos e konsideruar asnjë fitore një arsye për të fjetur mbi dafina dhe për të vazhduar përpara duke i parë tjerët nga lart poshtë”, tha Rama. 

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arrestuar në 6 qershor me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës së tij lidhur me lejen e ndërtimit të kateve shtesë në një pallat të ndërtuar 11 vite më parë si dhe për një tender të dhënë në vitet 2014-2015 për shëtitoren e plazhit të Durrësit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Në pranga kanë rënë edhe 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të drejtorisë së Urbanistikës në Durrës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani ka firmosur 10 masa arresti, 7 prej të cilave ‘arrest me burg’ dhe 3 ‘arrest shtëpie’.

A.M./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lenci: 07/06/2023 12:36

    SA DO TE DOJA TE ISHA MINISTER OSE KRYE BASHKIAK I EDI RAMES, ENDER DO ISHTE.... SE VETEM KY ESHTE AQ I MIRR, AQ I DREJT, AQ NAIV SA SKUPTON SE SA, E SI VJEDHIN MINISTRAT KRYTARET E BASHKIS E ZYRTARET E TJERE.... ESHTE AQ I PA FAJSHEM I GJORI E AQ I DREJT SA BESON TAHIRIN, AHMETIN, BEQEN, BALLUKUN, VELIAJN,DAKON,KOKEN E TJE.... SA I DREJT E NAIV ESHTE EDI, PO I BESON I SHKRETI I BESON SIDOMOS KOHVE TE FINDIT BALLUKUT... ENDERR DO E KISHA TE ISHA MINISTER I RAMES....

    Përgjigju
  • jana: 07/06/2023 07:08

    a ka kryeminister ne europe qe te mbroje ata qe i therret policia,,,apo gjykata vetem ketu tek ne ndodh...e gjithe klasa jone politike e te dy krahet eshte e korrptuar,x,e hajdute ,qe nuk meritojne votat e shqipptareve...

    Përgjigju
  • Demotakercita: 07/06/2023 06:24

    Ky ndalim me ngjan me "arrestimin "e bujshem te ish kryebashkiakut te Vlores dikur,i cili fitoi pafajsi nga "gjykatat".

    Përgjigju
  • spectacolo: 06/06/2023 22:07

    tani e ka radhen likja, sala e pastaj ti oj mushmolle

    Përgjigju
  • Mario: 06/06/2023 21:46

    Foli dhe ky akullorja tjeter. Hajt se shume shpejt do ju vije dita. Durim

    Përgjigju
  • xhemal: 06/06/2023 20:39

    Minjt nuo do behen kurre luane...

    Përgjigju
  • daku: 06/06/2023 20:27

    z. salianji ka guximin te thote te verteten

    Përgjigju
  • Jeta funit: 06/06/2023 20:20

    Edhe sa durim duhet o Rama edhe 758536 vjet te tjera?

    Përgjigju
  • Gjergj: 06/06/2023 19:56

    A mbeti ndonjè nga tè tutè o njish, qè nuk pèrfundoi nè burg? Vetèm ti nuk di gjè, ty nuk tè thotè asnjeri qè "rilindasit" janè hajdutè ordinerè. Ti je qelibar o njish.

    Përgjigju
  • Klea: 06/06/2023 19:32

    Bravo qe jeni ne kerikim te se drejtes

    Përgjigju
  • Arla: 06/06/2023 19:31

    Ju lumte qe qendroni gjithmone me te drejten

    Përgjigju
  • Eri: 06/06/2023 19:18

    Propagande. Korrupsioni dhe vjedhja jane si kurre me pare. Duhen nga 2000 prokurore spaku....

    Përgjigju
  • Xoni: 06/06/2023 19:10

    Sa bukur e tha…….. jemi te dhier por krenare…….shume bukur. Edhe dhimbjen ta kthejme ne force. Perpara komandant.

    Përgjigju
  • flori: 06/06/2023 18:43

    edhe ti mor qen duhesh arrestuar,,,edhe ti dako je...ke vjedhur dhe ke shkatarruar tiranen me pallate....

    Përgjigju
  • Soni: 06/06/2023 18:30

    Sa mire qe ju kemi ju ne krye te vendit

    Përgjigju
  • Beni: 06/06/2023 18:29

    Ju jeni i duhuri per vendin tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë