Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në kuadër të programit "Kuvendojmë për Shqipërinë" në qarkun e Vlorës. Në ambientet e Pallatit të Kulturës në qytetin e Vlorës, znj. Spiropali prezantoi nismën “Kuvend-ON”, një program i cili shtrihet në të gjithë vendin, si një platformë "llogaridhënieje" gjithëpërfshirëse, ku qytetarët nxiten t'i shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejt Kryetares së Kuvendit.
Në aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, studentë nga Universiteti i Vlorës, sipërmarrës, pensionistë, përfaqësues nga OJF, të rinj dhe të reja të qytetit, të cilët diskutuan me Kryetaren e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali për problematikat e tyre, etj.
Spiropali ka kërkuar të ndalet linçimi publik që po i bëhet kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
"Drejtësia është e pavarur se duhet të lihet e pavarur dhe duhet të lihet në heshtje të bëjë punën, e të shohë e të gjykojë vetëm provat.
As çadrat që mbrojnë njëri tjetrin, as ulërimat që duan të linçojnë apo dënojmë njëri tjetrin.
Këtë lloj drejtësie kërkojmë ne. Këtë lloj drejtësie kërkon kjo shumicë. Këtë lloj drejtësie kërkon Europa, e cila nuk niset nga shkatërrimi i të drejtave kushtetuese dhe njerëzore, por niset nga garantimi i këtyre të drejtave duke garantuar në fund drejtësi.
Patjetër kush ka gabuar, kush e ka futur dorën atje ku nuk duhet, kush i ka rënë në qafë njerëzve dhe detyrës që i ka besuar ky popull patjetër duhet të gjykohet, sipas standardeve të një drejtësie të drejtë.
Por askush nuk ka borxhin më të vogël që të shkatërrohet publikisht, që t’i nëpërkëmbet prezymimi i pafajësisë,
që t’i shkatërrohet publikisht emri, reputacioni, pa prova", shprehet Spiropali.
G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
16%
-
Jo
75.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 369
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidat për deputet i PS për Sarandën, mjeku që përfaqëson minoritetin grek Vasil Llajo: isha në dilemë prej muajsh, ja pse vendosa të garoj
15 Mars, 10:31
-
E rëndë në Vlorë, nëna e dehur përplas foshnjën 5 muajshe në tokë, shoqërohet në polici
14 Mars, 22:10
-
Vlorë/ Shoferi s’i bindet postbllokut të policisë, përplaset me makinën e Burgjeve dhe një tjetër! Dy efektivë të plagosur
14 Mars, 20:32
-
Vlorë, tentuan ta grabisnin plagoset me thikë 31-vjeçari futbollist i ekipit të Flamurtarit (EMRI)
14 Mars, 19:37
-
Drejtësia/ Demalia në Report Tv: Me standarde të dyfishta, Berisha ka shkelur çdo ligj, të ishte në burg! Ols Dado dyshime se ka lidhje me Greqinë
14 Mars, 19:05
-
Arrestohet ish- drejtori i paraburgimit në Vlorë Zambak Gjoni, s’dihet arsyeja! Në 2024 u përplas me ministrin Ervin Hoxha
14 Mars, 17:41
-
Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor
14 Mars, 16:25
-
Ilir Yzeiri: Fushatë me hijen e burgut
14 Mars, 11:36
-
Lënia në burg e Veliajt, Artan Fuga: Paradoks, i thonë të lashë në burg sepse nuk je sjell mirë tani që je në burg!
14 Mars, 11:17
-
‘Rama e Manja urdhëruan përgjimin e Veliajt’, qytetarët masakrojnë Berishën në rrjet: Je shpifës, trillon skenarë filmash! Do të të zërë haku i 26 të vrarëve në Gërdec (FOTOT)
14 Mars, 09:20
-
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
13 Mars, 19:01
-
Apeli e la në burg, Veliaj: Më futën në kurth, bisedat e përgjuara me gruan e vëllanë i kthyen në 'dosje të re'! Luftë për drejtësi deri në fund
13 Mars, 15:59