2 vëllezër kanë rënë në pranga, pasi po tnetonin të vidhnin në një market në fshatin Katund i Ri, në Elbasan.
Të arrestuarit janë 30-vjeçari Alfons Kryeziu dhe 24-vjeçari Indis Kryeziu, vëllezër dhe banues në fshatin Zdrajsh, Librazhd.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në tentativë për të vjedhur në marketin në pronësi të shtetasit R. S., në fshatin Katund i Ri, Elbasan.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas janë autorë të një vjedhjeje tjetër të ndodhur më parë, konkretisht:
Më datë 17.06.2022, në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan, kanë vjedhur me thyerje në mjetin e shtetasit M. P., një karrocë për fëmijë dhe disa sende të tjera.
U sekuestruan mjetet që vëllezërit përdornin për të kryer vjedhjet (një troko dhe një trapan).
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, "Shkatërrimi i pronës", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe "Sigurimi i mjeteve për vjedhje".
S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me nismën e PS për të larguar nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish-sigurimit?
-
Po
89.7%
-
Jo
6.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 1229
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Iu gjet një armë zjarri dhe disa fishekë në banesë, shpallet në kërkim 34-vjeçari (EMRI)
19 Gusht, 10:22
-
Presidenti i Indonezisë: Putin dhe Xi do të marrin pjesë në samitin e G20-s
19 Gusht, 10:15
-
'Rrjedh në gjak, e kemi prekur baltën që fëmijë', babë e bir në Poçeri, si e ka trashëguar familja Fushaj artizanatin në 5 shekuj
19 Gusht, 10:10
-
Tabaku: Standardet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje! Procesi i integrimit rrezikon të kthehet në nul
19 Gusht, 09:55
-
Me pistoletë në brez në mes të Burrelit, arrestohet 22-vjeçari nga Tirana! I sekuestrohet arma 'Glock' dhe 10 fishekët e fshehura në trup
19 Gusht, 09:53
-
Lorenc Vangjeli: Berisha e Meta rithemeluan opozitën, por vranë alternativën për në pushtet
19 Gusht, 09:45
-
SHBA po përgatit 800 milionë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën
19 Gusht, 09:23
-
Shisnin ilaçe kontrabandë në Tiranë, arrestohen administratori i farmacisë dhe punonjësja (Emrat)
19 Gusht, 09:21
-
‘Eh sikur të mos isha i lidhur...’ DJ PM nuk ndal batutat, tregon sa vajza e ndjekin profilin e tij në Instagram
19 Gusht, 08:58
-
‘I frymëzuar nga propaganda armiqësore e Radio Moskës, Kaso Hoxha hedh një letër anonime fshatin Markat’/ Procesi hetimor në Sarandë ‘73
19 Gusht, 08:46
-
SHBA: Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun
19 Gusht, 08:34
-
Moti i keq në Itali, 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur! Në 2 rajone shpallet gjendja e jashtëzakonshme
19 Gusht, 08:13