Arrestohen 3 persona në Tiranë, shfrytëzonin qendrën e masazheve për prostitucion! Në kërkim pronari

Arrestohen 3 persona në Tiranë, shfrytëzonin qendrën e masazheve për prostitucion! Në kërkim pronari

Foto ilustruese

TIRANË- Tre persona, dy menaxheret, 27-vejçarja Malvina Hila dhe 23-vjeçarja Borana Koçi dhe një punonjëse janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi ushtronin prostitucion në qendrën e masazheve në rrugën "Teodor Keko". Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari dhe janë vënë në hetim klienti me tre punonjëse.  Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret , si dhe 4 punonjëset (masazhatore), ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, i organizuar nga pronari i kësaj qendre. Menaxherët që janë vënë në pranga, të identifikuar si M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, akuzohen për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Moskallëzimi i krimit". Edhe 22-vjeçarja e identifikuar si S.S., akuzohej për veprën penale "Prostitucioni".

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Prostitucioni", personat e identifikuar si:

- Z. A., 30 vjeçe, Xh. Sh., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve;

- R. M., 37 vjeç, banues në Maqedoni, klient në qendrën e masazheve.

- M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, menaxhere në një qendër masazhesh, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Moskallëzimi i krimit"; 

- S. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve, për veprën penale "Prostitucioni".

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 47 vjeç, pronari i qendrës së masazheve, për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit". Shtetaset M. H. dhe B. K. menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të shtetasit M. M., në rrugën "Teodor Keko", në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A.M./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bimi: 05/08/2022 09:42

    Na mbushet mendjen me keto operacione me metoda speciale... 99% e masazhe ne bordellhane Jan kthyer ju shkoni e kapni ate pa mbeshtetje... Rrini ne fund te orarit edhe shikoni sa staff ka edhe beni verifikimet perkatese vetem kaq te beni pa Rene ne sy! Shikoni sa femra do dalin... Metoda speciale policia qe duam! Operacioni orgazma fundit! Hahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira