Gjatë një operacioni policor ndërkombëtar, 37 persona u arrestuan si pjesë e një bande kriminale "shumë të dhunshme" nga Ballkani Perëndimor, njoftoi Europol.
Aksioni u koordinua nga Kroacia.
Kjo "celulë e fuqishme kriminale" ishte e përfshirë kryesisht në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën, tha agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian.
“Gjatë hetimit u arrestuan gjithsej 37 të dyshuar, duke përfshirë kreun e bandës, një shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilin Europol e konsideron një objektiv me vlerë të lartë dhe që aktualisht po vuan një dënim me katër vjet burg në Itali”, tha Europol në një njoftim.
Kreu i bandës dyshohet se organizonte kontrabandën e drogës dhe armëve të zjarrit duke u dhënë urdhra vartësve, edhe pse ishte në qeli, shton Europol.
Në të njëjtën kohë, të enjten, një seri bastisjesh u kryen në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani kundër anëtarëve të dyshuar të bandës.
Së bashku me arrestimet, policia sekuestroi rreth 148,000 euro para të gatshme, 18 armë zjarri, duke përfshirë dy automatikë dhe 500 gramë TNT me detonatorë nga distanca.
Policia ka sekuestruar gjithashtu 15 kilogramë kokainë, 11 kilogramë heroinë, si dhe sasi më të vogla të drogave të tjera.
Hetimi ndërkombëtar pasoi atë që Europol e përshkroi si një "hetim i ndërlikuar" i kryer nga policia kroate si pjesë e Task Forcës "Ballkan Cartel"./REL



A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
31.4%
-
Jo
59.4%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2594
Lajme të tjera
-
Presidentja e Hungarisë vizitë zyrtare në Shqipëri me 1 qershor, pritet nga Begaj
29 Maj, 16:47
-
Shkatërrohet banda e drogës në Gjermani dhe Belgjikë,17 shqiptarë të arrestuar! Europol sekuestron 700 mijë euro dhe mbi 20 kg drogë
27 Maj, 11:07
-
Megaoperacion i Europol-it në Serbi, Francë dhe Holandë, arrestohen bosët më të mëdhenj të kokainës në Ballkan
13 Maj, 18:57
-
Arrestohen bosët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, EUROPOL sekuestron armë e eksplozivë
13 Maj, 07:46
-
Telefonatë kërcënuese për kryeministrin e Kroacisë, policia merr në mbrojtje godinën e qeverisë
12 Maj, 15:52
-
Pas takimit me homologun kroat, ministrja e Jashtme e Kosovës: Mjaft e keni një Republikë Serbe, nuk keni nevojë për një të dytë
9 Maj, 10:39
-
Operacioni ndërkombëtar ku u arrestuan 108 persona të lidhur me ‘Ndragheta’-n, VOA: Më i madhi i kryer ndaj mafias kalabreze
3 Maj, 17:36
-
VIDEO/ 'Predhë' nga jashtë zone, sulmuesi i Kombëtares shënon supergol në Kroaci
2 Maj, 14:02
-
Presidenti kroat i ashpër ndaj kryeministres serbe: Nuk është gjë tjetër veçse korriere e Vuçiç-it
1 Maj, 17:33
-
Kroaci/ Presidenti Bajram Begaj, takohet me përfaqësues të komunitetit arbanas të Zarës (Zadar-it)
29 Prill, 14:30
-
Bajram Begaj në Kroaci: Meritojnë integrimin në BE! Presidenti kroat: Shqipëria paragjykohet nga perëndimi si vend mysliman
27 Prill, 11:37
-
Begaj nesër vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga homologu kroat! Takim edhe me kryeministrin e kryetarin e parlamentit
25 Prill, 11:40