TIRANË- 15 vjeçari që dyshohet autor i vrasjes së Aureljo Dervishit, u ka tha hetuesve, se nuk kishte konflikt me viktimën, por shoku i tij më i rritur, në makinë me të, e kishte inat sepse ish e dashura, e braktisi, dhe ndërtoi lidhje të re me viktimën.
Me tej, ai thotë, se nuk mban mend mirë si dhe pse sulmoi me thikë, kohën kur palët po përlesheshin fizikisht, por thjesht e nxori atë për tu mbrojtur.
Dëshmia e të miturit, po verifikohet, ndërsa nesër është masa e sigurisë për katër të arrestuarit, mes tyre edhe më i madhi 20 vjeçar Frensis Shehu, që duket se ishte edhe më i ashpri në konflikt. Nga ana tjetër hetuesit kanë marrë në pyetje edhe vajzën e re, që ndodhej në makinë me 18 vjeçarin Dervishi.
Ajo u tha atyre, se sapo ishin nisur për një kafe në dalje Shkozës, kur një makinë iu vu nga pas më shpejtësi. Fillimisht i dashuri i saj, Aureljo nuk donte të ndalonte, por më pas vendosi të sqarohej me 4 djemtë. Ky ka qenë momenti, kur edhe nisi përplasje verbale, me fyerje e sharje banale me njeri tjetrin. Ishte 20 vjeçari ai, që më parë ka pasur lidhje me vajzën, dhe në këtë moment, kërcënonte më shumë, jo vetëm viktimën, por edhe të renë. Pas sherrit verbal, të rinjtë u përplasën fizikisht.
Askush nuk e pa të miturit, e dyshuar, që nxori thikën dhe qëlloi mu në zemër 18 vjeçarin. Ka dyshime, që sulmi të jetë bërë, nga më i rrituri, dhe për ta mbrojtur, krimin mund ta ketë marrë përsipër, 15 vjeçari. Megjithatë, hetuesit po veprojnë në disa drejtime, ndërsa thikë, është dërguar në laborator për ekzaminim.
Aureljo Dervishi u përcoll për në banesën e fundit të hënën, ndërsa mes dhimbjes miq e shokë të tij rrëfyen për Report Tv se ishte djalë punëtor dhe i urtë. 18-vjeçari kishte mbaruar shkollën e mesme dhe ndihmonte të atin elektricist, zanat që po e mësonte edhe vetë.
G.K/B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?
-
PO
60.5%
-
JO
32.5%
-
NUK E DI
7%
Vota total: 1416
Lajme të tjera
-
Sekuestrohet vila e 2 garazhe me vlerë 500 mijë euro polakes në Tiranë, gruaja e gjermanit që do ekstradohet në Korenë e Jugut! Me skemë piramidale fituan 28 mln euro
30 Prill, 11:16
-
VIDEO/ Tifozët e Partizanit sulmojnë ata të Tiranës në rrugë, çfarë s'u pa pas derbit të kryeqytetit
30 Prill, 11:05
-
LIVE- Protesta para bashkisë së Tiranës/ Rithemelimi hedh molotovë e vezë! Veliaj para këshillit bashkiak: Lepujt s'na heqin dot, nuk dorëzohem
30 Prill, 11:02
-
Kavajë, kryeheshin punime pa leje, në pranga 3 punëtorët dhe pronari i banesës
30 Prill, 10:58
-
Tiranë/ Hiqej si efektiv dhe u merrte para ‘eskortave’, 27-vjeçari pjesë e një rrjeti prostitucioni! 10 llogari me emra vajzash në Instagram (EMRI)
30 Prill, 10:34
-
Tiranë, sherr me armë të ftohta, vihet në pranga një person! 34-vjeçari përfundon në spital
30 Prill, 10:34
-
Tiranë/ Hodhën molotov para bashkisë, Gjykata cakton masën 'Detyrim paraqitje' për 2 protestuesit (EMRAT)
30 Prill, 10:07
-
Kryebashkiaku Erion Veliaj 8 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Isha si bashkëpunëtor! Dhashë të gjitha shpjegimet! Ndihem i lehtësuar
30 Prill, 08:52
-
'5 pyetjet'/ Tkurrja e opozitës, Teliti: Kemi organizuar edhe protesta madhështore! Analisti: Meta pritet të shkojë në SPAK, po i kërkon mëshirë Berishës
29 Prill, 20:54
-
Tiranë/ Mjeshtri Piro Milkani dhe banorët e 3 pallateve vendosin ashensor: Kisha vështirësi në zbritjen e shkallëve, gjest fisnik nga ana e bashkisë (Video)
29 Prill, 20:29
-
Tiranë/ 27-vjeçari hiqej si polic, kryente marrëdhënie me ‘eskortat’ dhe u zhvaste deri në 2 mijë euro për të mos i ‘arrestuar’! Vihet në pranga nga AMP
29 Prill, 20:13
-
Betohen 8 shtetas të rinj, Veliaj: Pema me kokrra gjuhet me gurë e molotov! Kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori suksesi
29 Prill, 15:42
U shtua dhe nje hasmeri tjeter
Përgjigju