Arrestohen dy persona në Durrës, 24-vjeçari aksidentoi këmbësoren e largohet nga vendngjarja, 28-vjeçari godet punonjësin e karburantit

Arrestohen dy persona në Durrës, 24-vjeçari aksidentoi këmbësoren e largohet nga vendngjarja, 28-vjeçari godet punonjësin e karburantit

Foto ilustruese

DURRËS- Arrestohen dy persona për vepra të ndryshme penale, një 24-vjeçar që u largua nga vendi i ngjarjes pasi aksidentoi një grua dhe një 28-vjeçar pasi dëmtoi disa karrige dhe goditi një person.

24-vjeçari me iniciale A.Sh., banues në Durrës është arrestuar  për veprat penale "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt",  pasi duke drejtuar makinën tip "Fiat Punto" aksidentoi këmbësoren F.Ç., 52 vjeçe, banuese në Durrës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit  duke mos dhënë ndihmën e parë. Gruaja e plagosur pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës ka shkuar në banesën e saj.

Kurse iu arrestuari tjetër është L.P., 28 vjeç, banues në Durrës për veprat penale"Shkatërrimi i pronës", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike", pasi në lagjen Nr.17/1 Durrës, për motive të dobëta,  në një karburant ka dëmtuar disa karrige dhe ka goditur 51-vjeçarin J.D., banues në Durrës, punonjës në karburant.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman