Arrestohen dy të huaj në Qafë-Thanë/ Indiani tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false, polakut i gjendet armë pa leje

Arrestohen dy të huaj në Qafë-Thanë/ Indiani tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false, polakut i gjendet armë pa leje

Dogana në Qafë-Thanë

Policia Kufitare ka arrestuar në Qafë-Thanë një indian, pasi po tentonte të kalonte në kufirin me Maqedoninë me pasaportë false.

Në pranga ka rënë Santos Easëaran 28 vjeç, i cili ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, që i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

Ndërkohë është proceduar një shtetas polak me iniciale M. M., 52 vjeç, të cilit iu gjet një armë gjuetie pa lejen përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga 1 shtetas indian, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë të dyshuar si të falsifikuar.

Procedohet penalisht edhe 1 shtetas polak të cilit iu gjet në mjet, 1 armë gjuetie pa lejen përkatëse.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit apo armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë goditur dy raste të paligjshmërisë, konkretisht:

Gjatë verifikimit të dokumentacionit të shtetasit indian S. E., 28 vjeç, rezultoi se ky shtetas ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota” të shtetasit polak M. M., 52 vjeç, iu gjet një armë gjahu tip pushkë (pneumatike) pa lejen përkatëse, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këto raste, u kryen nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. E., si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sas: 29/09/2020 09:30

    Mire qe nuk kishte llastiqe polaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak