Arrestohen hajdutët e bagëtive në Kamëz

Arrestohen hajdutët e bagëtive në Kamëz

Tre persona u arrestuan nga Policia e Tiranës dhe një tjetër u shpall në kërkim për vjedhje në bashkëpunim të bagëtive të trasha në Kamëz. Ndërkohë nga hetimet e kryera rezultoi nga janari 2018 deri në mars 2019, kanë kryer një vjedhjen e 18 bagëtive. Në momentin e arrestimit ku gjetën dy bagëti të trasha të cilat i kishin vjedhur.  

Të arrestuarit

- A. M., 25 vjeç, banues në Kamëz

- B. Z., 33 vjeç, banues në Velipojë

- G. D., 27 vjeç, banues në Mamurras

U shpall në kërkim:

- R. M., 30 vjeç, banues në Kamëz

Policia sqaron se:

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 13 mars 2019, në Zall-Herr i kanë vjedhur dy bagëti të trasha shtetasit A. N.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në harkun kohor janar 2018-mars 2019 kanë kryer një sërë vjedhjesh ku kanë vjedhur 18 bagëti të trasha.

Në momentin e arrestimit Policia iu ka gjetur dy bagëti të trasha të cilat këta shtetas i kishin vjedhur.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre automjete.

Vijon puna në bashkëpunim me Policitë e qarqeve të tjera për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur. 

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 20/03/2019 07:23

    Dembelet nuk kursejne as fukarenjte per te vjedhur. Merrjuani shpirtin me dajak te kuptojme dhimbjen e atyre qe u kane bere gjemen duke u vjedhur mbase te vetmin burim te jeteses.

    Përgjigju
  • tori: 20/03/2019 05:03

    hajdutat e kamzes.Denimet e randa I sjellin ne rruge.Prandaj kamza me mbulu vjedhjet merr gjanesisht pjese ne protesta.Asnje falje hajdutave

    Përgjigju
  • Fredi: 19/03/2019 15:04

    Dërrmojini baj gat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet