POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Arrestohen në 'Befasi' babë e bir me 4 pasaporta në Fier, policia u zbulon drogë dhe armë (VIDEO)

Babë e bir u arrestuan nga Policia e Fierit në një operacion anti-drogë të koduar 'Befasia'

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Fierit, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë A.L, 55 vjeç, dhe djalin e tij A.L, 26 vjeç.

Gjatë operacionit  policia sekuestroi 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza Kokainë, 6 doza Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, dhe 5 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak"

G.M.
Komento

Komente

  • Fredi: 14/03/2019 10:15

    Kush tjetër përveç se lebër e lalucë?

    Përgjigju
    • Kali i Trojes: 14/03/2019 14:06

      Ore ca pune osh kshu kjo me ju. Msoni me komentu artikujt dhe lejini rosat, pulat, lepujt, minjt apo dhelprat n llagemet e tyne.

    • Fahrri Bajg Spiuni: 14/03/2019 13:23

      Ore ça njerzish jeni ju që merreni me lalucë e lepuj, lerini ore të qetë e shikoni punën tuaj.

    • Motra e Fredit: 14/03/2019 13:00

      Kosovaret dhe Camet e Fierit kontrollojne tregun e heroines dhe te gjithe drograbe ge tjera ne te gjithe shqiperine o Fredi mavria.

    • Leo: 14/03/2019 12:18

      MALOK SMA MER MENDJA TE JETË

    • lexuesi: 14/03/2019 10:58

      Ti do jesh ndonje UFO se nuk ka mundësi ...

  • Kafsha: 14/03/2019 10:14

    Dërrmojini!

    Përgjigju