Arrestohen 'skifterët' shqiptarë në Itali, vidhnin banesa në Milano! Si përpiqeshin të fshihnin gjurmët me anë të targave

Arrestohen 'skifterët' shqiptarë në Itali, vidhnin banesa në Milano! Si përpiqeshin të fshihnin gjurmët me anë të targave

Makina e sekuestruar nga policia

Katër shqiptarë të moshës 22 deri në 37 vjeç janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen se kanë kryer vjedhje në disa banesa në Milano. Ata përdornin teknikën e ngjitjes në çati dhe hynin në banesat që do të grabisnin.

Tre prej tyre u kapën brenda një shtëpie në fshatin Millepini në Rodano, ndërsa i katërti u kap në një apartament në zonën Niguarda.

Policia ka sekuestruar makinën që dyshohej se përdorej nga grupi i shqiptarëve për të shkuar në vendet ku kryenin vjedhjet dhe më pas për tu arratisur. Në automjet mbanin targa që i ndërronin për të vazhdimisht në mënyrë që të fshihnin gjurmimin.

Ndër të tjera u sekuestruan para, bizhuteri, orë dhe një armë kalibri 7.65 që përdorej për të kërcënuar viktimat, veshje të veshura gjatë vjedhjeve, mjete të përshtatshme për vjedhje, pishtarë, municione të kalibrave të ndryshëm, çelësa makinash, para 10 mijë euro cash.

Ende nuk dihen identitetet e shqiptarëve të arrestuar.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 29/06/2022 15:59

    Mos ju dalte tuni prej Burgit. Se na Moreno fytyren,ne qe jetojme me djerse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

U ndërpre energjia gjatë koncertit të Noizy? Reagon OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë

U ndërpre energjia gjatë koncertit të Noizy? Reagon OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë