Arrestohen tre avokatët e 'VIP-ave' në Greqi, shantazhonin në emër të mafiozit shqiptar, Klodian Lekoçaj

Arrestohen tre avokatët e 'VIP-ave' në Greqi, shantazhonin në emër të mafiozit shqiptar, Klodian Lekoçaj

Dy avokatë shumë të njohur në Greqi janë arrestuar pasi ka dyshime të frota se ata kanë lidhje me mafian famëkeqe të "Kordillos".  Sipas mediave greke bëhet fjalë për avokatin Alexander Lykourezos dhe mikun e tij po avokat, Theo Panagopoulos.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm është arrestuar edhe një avokat i tretë i quajtur Giorgos Antonopoulos. Të tre avokatët akuzohen për veprat penale : krijim organizate kriminale dhe shantazhim. Sipas mediave greke Alexander Lykourezos  pak para vrasjes së avokatit Mihalis Zafeiropoulos në tetor 2017, Likurezos kishte folur me të në telefon.

Kujtojmë se për vrasjen e avokatit Mihalis Zafeiropoulos në tetor 2017 është akuzuar i ashtuquajturi "Bosi i Mafias së burgut të Kordillos", që është shqiptari Klodian Lekocaj.

Mediat greke raportojnë se avokati avokati Alexander Lykourezos ka qenë në kontakt të vazhdueshëm telefonik me Klodian Lekoçajn, me nofkën “Claudie”. Dëshmitë thonë se avokatët e Antonopulos Lykourezos dhe Panagopoulos  me urdhër të shqiptarit vinin gjoba ndaj biznesmenëve që kapnin vlerën e 2 milion eurove.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024