Goditet banda e Shijakut, kapen tre të rinjtë që lidhën të moshuarit me kabull në Memaliaj dhe u morën 12 mln lekë të vjetra

MEMALIAJ-Dy ditë pas grabitjes me dhunë të një çifti të moshuarish duke u marrë 12 mln lekë të vjetra janë arrestuar tre të rinj, pjesë e grupit me pseudonimin “Etalon”, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

U arrestuan Erald Allushi 23 vjeç, Armando Reka, 22 vjeç dhe Fatjon Resuli 28 vjeç, banues në Shijak, si dhe u shpall në kërkim një tjetër Vilson Suti. Nga operacioni u sekuestrua një makinë, katër telefona të vjedhur dhe vetëm një pjesë e parave që ata arritën që të grabisnin në datë 4 janar në banesën e Hiqmet Ramadanit.

Gjithashtu, në automjet nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dy doza me lëndë narkotike kokainë. Ata e kanë kundërshtuar posedimin e kokainës që u gjet në makinën e sekuestruar.

Sipas policisë, ky grup, me pseudonimin “Etalon”, dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore.

Lekët, makina, telefonat dhe kokaina e sekuestruar

I moshuari Hiqmet Ramadani tregoi se dy nga autorët u futën brenda duke i lidhur me kabull të moshuarit, ndërsa më pas morën shumën e lekëve. I moshuari tha se e lidhën në fyt me kabullin e dyshekut të korrentit dhe tentuan ta mbysnin. Aksioni i goditjes se grupit ishte i koordinuar nga drejtoritë e policive të Durrësit, Gjirokastrës dhe Memaliajt.

Hiqmet Ramadani

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë ndëshkimi deri në 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën?

Komento

Komente

  • Kafsha: 06/01/2020 12:20

    Tani që të tre keta fundurrina të lidhen me zinxhire dhe ti dergojne në pune të detyruar për të shlyer denimin nepermjet demshperblimit. Leket e rroges mujore të të treve tu jepen pleqve derisa të shlyhet detyrimi monetar. Keshtu bajgat e moshes se re donte kuptojne se jeta jetohet duke filluar me pune me nder dhe jo buzet me qumësht dhe mendjen tek vjedhja me dhune. Lidhini bajgat në erresire!

    Përgjigju
    • @ Kafsha: 06/01/2020 15:08

      E mira fare do ishte qe policia ti ekzekutonte gjate aksionit. Keta plehra do bejne pak burg dhe serish do i kthehen zanatit. Rrace e ndyre dhe pjella te familjeve te ndyra.