Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali, mbante 40 kg kokainë në shtëpi! Vlera e saj në treg shkon në 1.5 milionë euro

Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali, mbante 40 kg kokainë në shtëpi! Vlera e saj në treg shkon në 1.5 milionë euro

Foto ilustruese

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali pasi u kap me 40 kg kokainë në shtëpinë e tij në Livorno.

Sasia e gjetur e kokainës shkon në vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. Nëse do të shitej me pakicë në shesh, vlera do të ishte më e lartë. 

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet u kap Agjentët, gjatë një shërbimi për parandalimin e krimeve, vunë re të riun që u fut në mënyrë të dyshimtë brenda oborrit të një ndërtese.

Policët e ndaluan menjëherë dhe 30-vjeçari pranoi se kishte një sasi të madhe të fshehur brenda një valixhe në shtëpinë e tij. 

Gjatë kontrollit u zbulua se brenda valixhes kishte disa pako kokainë me nga 1 kg me një peshë totale rreth 40 kilogramë. 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës