'Hajde se më është prishur makina', arrestohet 48-vjeçari në Durrës, mashtronte pronarët e karrotrecëve duke u marrë para dhe më pas largohej me shpejtësi

'Hajde se më është prishur makina', arrestohet 48-vjeçari në Durrës, mashtronte pronarët e karrotrecëve duke u marrë para dhe më pas largohej me shpejtësi

Luigj Mrishaj

DURRËS- Një 48-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është i dyshuar për 5 vjedhje të ndodhura në këtë qytet, më anë të mashtrimit, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Luigj Mrishaj, nga Tropoja, u arrestua një ditë më parë në flagrancë, në Sukth, Durrës, rreth orës 16:00, duke tentuar t’i vjedhë me anë të mashtrimit shumën prej 60.000 lekë të reja, shtetasit P. Z. (pronar i një karrotreci).

Sipas policisë, ky shtetas realizonte skemën e mashtrimit duke telefonuar pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 48-vjeçari është autor i dyshuar i 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 27.02.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 euro, shtetasit E. Ç.;

Më datë 18.03.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 65.000 lekë, shtetasit A. P.;

Më datë 18.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 euro, shtetasit A. G.;

Më datë 21.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 euro, shtetasit S. M.;

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip "Benz" që ky shtetas e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shoferi i karroatrcit: 22/07/2021 17:26

    o kazan qysh m.tin arrinte ky ti merte leket keytre kllufave para se ata ti vinin gancion makines...nuk kuptova. kaq injorante ka ne xhiro qe copa shpellaresh si ky ja vidhte leket kaq thjeshte?

    Përgjigju
    • Dimiri: 23/07/2021 10:25

      @vjeshta .. specifikoje pak ke te kan lene me barr durrsaket fiks ta dijm dhe burimin e mllefit

    • vjeshta: 22/07/2021 20:34

      Durrësakë pra, ka më injorantë se ju e teheronsat o copa gabelësh e magjypësh???!!! O hale. Mbetje të turqëve. Jeni gabelë nga lindja e Mesme

  • Noc: 22/07/2021 09:44

    Me duhen leke se do paguaj servisin. Nuk te ndihmoj dot. Bej pagesen e karroatrecit edhe ia kalofsh mire. Kaq e veshtire eshte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen