Arrestohet biznesmeni Fratari 
për kompleks pa leje në Selitë

Arrestohet biznesmeni Fratari <br />për kompleks pa leje në Selitë
TIRANË- Në kuadër të aksionit të policisë kundër ndërtimeve pa leje, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar mesditën e sotme një nga biznesmenët më të mëdhenj të ndërtimit në Tiranë, Hajredin Fratarin.

Sipas policisë Fratari po ndërtonte një kompleks pallatesh pa leje në zonën e Selitës së Vjetër, duke shkelur hapur rregullat e ndërtimit urbanistik. Arrestimi i tij është realizuar nga efektivët e Komisariatit Nr 1 në kryeqytet. A1 Report ka siguruar edhe pamje të kompleksit të pallateve që Fratari po ndërton në Selitë të Vjetër

pallati fratarit me logo
(Në foto: Kompleksi pa leje që po ndërton biznesmeni Hajredin Fratari)

Mësohet se Inspektoratit Urbanistik Qëndror më 20 tetor të këtij viti kishte kërkuar pezullimin e punimeve, pasi ka përfunduar afati i lejes së ndërtimit dhe mungonte oponenca teknike, ndërkohë që në këtë ndërtesë vazhdonin ende punimet për të përfunduar kompleksin. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se 72-vjeçari, Fratari ishte nën hetim prej disa muajsh, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur ditën e sotme pikërisht në pallatin që ai po ndërtonte pa leje.

pallati fratarit me logo
(Në foto: Kompleksi pa leje që po ndërton biznesmeni Hajredin Fratari)


Materialet në ngarkim të 72-vjeçari, tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal. Aktualisht Fratari ndodhet në dhomat e izolimit të komisariatit numër 1 në Tiranë, ku pritet që brenda 48 orëve ai të dalë para gjykatës për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm.
 
Prej disa muajsh Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion për ndalimin e ndërtimeve pa leje duke proceduar deri më sot disa qindra raste.

pallati fratarit me logo
(Në foto: Kompleksi pa leje që po ndërtonte biznesmeni Hajredin Fratari)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet