Arrestohet efektivi i FNSH-së pasi ngacmon studenten: E pëlqej, e kapa për krahu! (VIDEO)

Një efektiv i Policisë është arrestuar nga kolegët e tij dhe po merret në pyetje, pasi ka ngacmuar një studente në ambientet e Fakultetit Juridik në qytetin e Shkodrës, ku vajza studion.

Efektivi 25-vjeçar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se e pëlqen studenten dhe se ja ka shprehur vazhdimisht ndjenjat e tij. Por ditën e sotme, një incident është shënuar në auditoret e Juridikut, ku efektivi ka shkuar të bisedojë me studenten dhe ta ftojë për kafe. Ai ka hasur në kundërshtinë e saj, dhe sipas deklarimit të tij në polici, efektivi e ka tërhequr me forcë për krahu. Report Televizion mëson se kjo situatë ka ngjallur frikë tek studentja, por edhe tek shokët e saj të pranishëm, por nga ana e vajzës nuk ka pasur asnjë denoncim në polici.

Për një moment efektivi është futur në tualetin e shkollës, dhe në mbështetje të shoqes së tyre, disa studentë djem kanë mbyllur derën e tualetit, duke e lënë brenda policin. Sipas korrespondentit të Report Tv, Ergys Kavaja, polici 25-vjeçar ka thyer me forcë derën e tualetit, duke dalë, ku në atë moment studentët kanë parë të mbante në brez edhe një armë. Kanë njoftuar menjëherë policinë, ku me mbërritjen e forcave blu u bë arrestimi i efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Rasti u bë publik sot nga një denoncim i ardhur në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook.

Sipas denoncimit tek Berisha, efektivi kishte tentuar ta përdhunonte vajzën.

"Studentet vajza janë shokuar shumë por me ndërhyrjen e djemve, përdhunuesi është mbajtur i mbyllur në banjo derisa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bërë asgjë", thuhet në denoncimin e mbërritur tek Berisha.

Ndërkohë sot, në rrjetet sociale të menaxhuara nga disa studentë është publikuar edhe videon e shoqërimit nga policia të efektivit të FNSH-së.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë