Mblodhi bishtat e cigareve...Arrestohet bashkëpunëtori i klanit Duka, i dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Momenti i arrestimit (VIDEO)

TIRANË- Pas 8 muajsh në kërkim, si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko në gusht 2019, është arrestuar ditën e sotme Ilir Selmani. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Selmani është arrestuar në zonën e Xhamllikut, shumë pranë ku dhe është kryer vrasja, duke çuar kështu në 2 numrin e personave të arrestuar lidhur me këtë atentat mafioz, pas Blendi Tetës. Burime zyrtare bëjnë me dije se Selmani lëvizte i armatosur dhe në momentin e arrestimit iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Po cili ishte roli i tij në ekzekutimin e Santiago Malkos më 27 gusht 2019? Nga kamerat e sigurisë që kanë dalë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, Ilir Selmani është personi që zbret nga një makinë (KLIKO këtu për të parë videon)  dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve që kishte konsumuar më herët Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave. Blendi Teta është kthyer në dëshmitarin kryesor pasi ka zbërthyer pjesë të rëndësishme të grupit që organizoi vrasjen e Santiago Malkos. Ilir Selmani është pjesë e klanit Duka, të Leonard Dukës, që dyshohet se fshihet pas vrasjes. Disa muaj më parë, ai ishte subjekt i OFL-së, ku i kërkohet të justifikonte pasurinë pas dyshimeve se është formuar nga bota e krimit.  

Momentet e arrestimit nga policia të Ilir Selmanit

Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e 27 gusht në zonën e "Xhamllikut" ekzekutohet me breshëri plumbash Santiago Malko. Malko, një ish punonjës policie i larguar nga detyra pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit, ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij do të dilte në skenë në Tetor të 2018, ngjarje kjo kur i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. I vetmi që qëndron në qeli për këtë ngjarje është Blendi Teta, dëshmia e të cilit ndihmoi hetuesit edhe më shumë për zbardhjen e vrasjes. Ndërkohë që në kërkim me vendim gjykate janë shpallur 8 persona, dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loka, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”. Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, e ndërsa dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konflikteve mes bandave të rrezikshme.

1587047074_ilirselmanidhesantiagomalko.jpg

Ilir Selmani dhe Santiago Malko

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:21
I dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos, Report Tv siguron videon e arrestimit të Ilir Selmanit...lëvizte në qytet i armatosur

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ilir Selmanit të dyshuarit kryesor si bashkëpunëtor për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko. Burime zyrtare bëjnë me dije se Selmani lëvizte i armatosur dhe në momentin e arrestimit iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Report Tv ka siguruar videon e arrestimit të Selmanit, në këtë ditë kur vendi është në kohë pandemie. Arrestimi i tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve në rrugën “Xhanfize Keko” të cilët e kanë parë operacionin nga dritaret e ballkonit. 

"Finalizohet operacioni policor i koduar "Gjurmimi", për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.  Finalizimi i operacionit, pas një pune disajavore, me metoda speciale të hetimit.  Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit S. M., ndodhur në gusht të vitit 2019.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, gjatë mesditës së sotme kanë finalizuar operacionin të koduar "Gjurmimi", në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në rrugën "Endri Keko", u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit Ilir Selmani, 35 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasit Ilir Selmani, në momentin e kapjes nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Ky shtetas është një nga personat e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 27.08.2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi S. M. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe aktivitetit kriminal të shtetasit Ilir Selmani. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar", njoftojnë uniformat blu. 

Pistoleta dhe fishekët e sekuestruar nga policia Ilir Selmanit
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir gabeli: 16/04/2020 20:24

    U kapen ne makine apo ne shpi dhe 2 te tjer bashk me ket ?? Se kshu tha i zog qe u kapen 3 veta !!! Dhe disa tjer iken me vrap

    Përgjigju
  • Myzeqari: 16/04/2020 18:06

    Kèta janë vrases,drogaxhinj,gobaxhinj dhe tutor femrash shqiptare...

    Përgjigju
  • pyes: 16/04/2020 17:20

    Blendi Teta? Po a sduhet te ishte ne burg ky per ate atentatin me eksploziv?????

    Përgjigju
  • Saiqir tahiri: 16/04/2020 17:20

    Te pakten e gjeti policia se Mund TA gjejne dhe ata te grupit tjeter dhe tja nxjerrin perjashta zorret e zeza jevgut te qelbur

    Përgjigju
  • KU JE ENVER DJALI: 16/04/2020 16:30

    Të till tipa duan plumbin në goj dhe jo buk nga taksa paguesit e varfër Shqiptar. Kto lloi tipash duan dhe një her një BURR si Enver Hoxha ai jua tregonte mamat ktyre hienave qelbësira.

    Përgjigju
    • Miti: 16/04/2020 17:19

      Madje dhe plumbin duhet ta paguante familja 400 leke te reja, perndryshe konvertohej denimi ne varje ne litar.

  • Tani: 16/04/2020 16:25

    Te gjith kriminelat qe jan ne kerkim ne mes te tiranes fshihen. Nuk ka vend me te sigurt me gjith ato pallate nga zona astirit e me gjith ket informalitet ! Xhamlliku astiri , duhet me shum agjenta e spiuna ne keto zona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë