Arrestohet juristi i Hipotekës në Korçë, i mori 8 mijë euro 36-vjeçares se do i rregullonte punë me gjyqin

Foto ilustruese

Policia e Korçës ka arrestuar juristin e Hipotekës në këtë qytet, pasi në maj të këtij viti, ka përvetësuar një shumë parash prej 8 mijë eurosh.

“Korçë

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:

Elvis Gjata, 31 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal dhe u bë shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd.”

Hipoteka e Korçës, ka reaguar dhe bën me dije se nuk ka lidhje arrestimi me punën e tij pranë Hipotekës.

"Ky rast nuk lidhet me detyrën e Elvis Gjatës si jurist pranë ZVRPP-Korçë. Pasi ky proces gjyqësor, lidhej me një problem tjetër.”-thuhet në reagimin e Hipotekës.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku do të pushoni këtë verë?

Komento

Komente

  • sapa: 07/09/2018 10:27

    Mosha 31 vjec.Cili beson akoma se do behet shqiperia?

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Ndërtuan pallatin 10-katësh për 28 orë dhe 45 minuta, kompania kineze përfundon ndërtesën në kohë rekord