Vranë dhe groposën Kejsi Hysën, autori arrestohet pas 6 vitesh në arrati! I dënuari me 30 vite burg u prangos në itali (FOTO+ EMRI)

Merr fund arratisja e Agron Tufës, autorit të vrasjes dhe më pas gropojes së Kejsi Hysës. Ngjarja e rëndë e ndodhur në korrik të 2018 në Nikël të Krujës tronditi opinionin.

Agron Tufa së bashku me Hysni Ramën vranë me armë zjarri shtetasin Kejsi Hysa dhe më pas i dogjën trupin e tij. Disa ditë më pas trupi i 34 vjeçarit u gjet i groposur në një parcelë buzë lumit në afërsi të varrezave të fshatit Shelqet të Njesise Administrative Nikël.

Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit kishte siguruar informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë në Bari të Italisë të Agron Tufës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Report Tv siguroi sot foton e Agron Tufës pas arrestimit në Bari të Italisë.

"  Informacioni i siguruar nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është shkëmbyer në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Romën dhe falë këtij informacioni Policia italiane në kuadër të operacionit "Informacioni", kapi në Bari, Itali dhe arrestoi me qëllim ekstradimi shtetasin e kërkuar Agron Tufa" informoi sot (6 janar 2024) policia e Shtetit.

Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e kishte dënuar Tufën me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. 

Vrasja e Hysës ndodhi më 5 korrik 2018 ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet disa ditë më vonë

Sipas dinamikës së zbardhur në atë kohë nga “Shqiptarja.com” vrasja ka ndodhur brenda një parcele të mbjellë me hashash.

Atëherë policia arrestoi Hysni Ramën ndërsa nuk Agron Tufa arriti të largohej. Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS rezultonte se Tufa në datën 12 korrik 2018 kishte kaluar në pikën kufitare Kapshticë në drejtim të shtetit grek.

1704537436_12.jpg

Agron Tufa dhe viktima Kejsi Hysa

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh