Arrestohet në Korçë kosovari i kërkuar nga disa qytete për mashtrim! Me thikë dhe...SËPATË në makinë

Arrestohet në Korçë kosovari i kërkuar nga disa qytete për mashtrim! Me thikë dhe...SËPATË në makinë

Një 31-vjeçar nga Kosova, i kërkuar nga policisë në Vlorë, Fier, Tiranë dhe Elbasan për mashtrim në vlera të konsiderueshme, u arrestua në qytetin e Korçës.

Liridon Salihi, 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, i dënuar më parë për veprën penale "Mashtrimi" në momentin kur shërbimet e Policisë në lagjen numër  9, i  kërkuan të ndalonte, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet menjë makinë tip "Benz", por u neutralizua dhe u vu në pranga, njoftojnë zyrtarisht uniformat blu të Korçës.  

Efektivët i gjetën gjatë kontrollit fizik, një1 kartë identiteti shqiptare e dyshuar si e falsifikuar, një thikë dhe një sopatë,  në kuadër të operacionit të koduar "Koordinimi".

Nga vendimet që gjykatat kanë dhënë ndaj tij, raportohet se ka përfituar në një rast 10 mijë euro përmes mashtrimit si dhe në një rast tjetër ka përfituar para duke shitur makina të marra me qira.

Policia njofton se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Vendimet e gjykatave

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burg, pasi nëpërmjet mashtrimit që u ka bërë dy personave (në kohë të ndryshme) dyshohet se ka përfituar një shumë mbi 10 000 euro.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën "Mashtrimi, kryer në bashkëpunim".

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masat e sigurisë "Arrest në burg", pasi në disa raste ka përfituar me anë të mashtrimit shuma parash duke shituar mjete të marra me qira.

Po ndaj tij po zhvillohen hetime edhe nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP-Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi 31-vjeçari, me anë të mashtrimit ka përfituar nga një qytetar në Levan të Fierit, një shumë prej 850.000 lekësh.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alb: 09/04/2020 17:02

    Nuk e kuptoj si mund te shesesh nje makine me qera, pra nje automjet qe nuk eshte ne emrin tuaj por me nje pronar tjeter. Budalla ne kete rast eshte bleresi. Kudo qe ska shtet dhe ka injorante do kete dhe mashtruesa. http://albaniaonline.org/

    Përgjigju
  • Statiskita qe nga 90 e deri me sote !: 26/01/2020 14:52

    Kinezet nje pjese e madhe e njohur kudo Si ne Shqiperi por dhe ne Boten Evropiane..Kampion ne Mashtrime ,Krime e ne cdo gje te paligjshme.. Doni me per Belukin,,per ata qe Jane kundra ketyre Dekumentave te vertetuara nga Statistika e Policise dhe Deshnia ne e vertete ,,vete Qytetaret Shqiptare..

    Përgjigju
    • Gjorm: 27/01/2020 14:21

      Ik ore injorante fshatare meso shqip

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryebashkiakë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryebashkiakë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri