Arrestohet në Muriqan polaku në kërkim ndërkombëtar, po tentonte të largohej nga Shqipëria

Arrestohet në Muriqan polaku në kërkim ndërkombëtar, po tentonte të largohej nga Shqipëria

Një shtetas polak I shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal u arrestua në pikën doganore të Muriqanit.  Ai u arrestua teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet në Poloni.

I ndaluari akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për shitje online të substancave të rrezikshme për shëndetin.

Njoftimi i policise

Si rezultat i informacionit të siguruar nga intervistimi dhe verifikimet në dalje të Republikës së Shqipërisë, si dhe i shkëmbimit të tij ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan finalizuan operacionin policor të koduar “ËEB Page”, gjatë të cilit u ndalua shtetasi polak G. (D.) H., 48 vjeç.

Gjykata në Lublin i ka caktuar 48-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i substancave psikotrope dhe anabolizante”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Për rreth 3 vjet (2018-2021), organizata kriminale në të cilën merrte pjesë shtetasi G. (D.) H. shiste online, pa pasur licencë, substanca të rrezikshme për shëndetin, të cilat nuk përmbushnin kriteret e cilësisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë