Ndalohet një person për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, zbardhet dëshmia: S'kam lidhje, isha kalimtar

TIRANE-Rreth 20 ditë nga vrasja e ish-policit Santiago Malko policia ka ndaluar një person me akuzën e pengimit të hetimeve. Ai është 39-vjeçari Blendi Teta nga Tirana. Policia e ndaloi pasi nga kqyra e kamerave të sigurisë rezultoi se kishte lëvizur disa herë në zonën e 'Xhamllikut' në momentin kur u ekzekutua ish-polici.

Kjo ka bërë që ndaj tij të ngrihen dyshime se mund të jetë bashkëpunëtor në vrasje, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Por në dëshminë e tij para grupit hetimor Blendi Teta ka deklaruar se 'kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen'. Megjithatë grupi hetimor dyshon se ai mund të ketë dijeni mbi autorët që ekzekutuan Malkon në fund të gushtit.

Por kush ishte Santiago Malko, si u vra dhe kush janë të dyshuarit kryesor? Ai rezulton të ketë qenë mik i ngushtë dhe me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit. Malko njihej në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë.

Përfshirja e fundit e tij në ngjarje, ka qenë në masakrën e 4 tetorit 2018 në Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, Elio Hato dhe i vrarë Fabian Gaxha. Në atë periudhë, Santiago Malko, u shpall në kërkim policor por pas qetësimit të situatës, Malko u vetëdorëzua në polici ku dhe ka shpjeguar pozicionin e tij në këtë ngjarje.

Në pamjet filmike që ka transmetuar Report Tv për këtë ngjarje Malko shfaqet me një kapele, teksa hyn në lokalin ku ndodhi përplasja. Ndërkohë ngjarja tjetër ku ai u përfshi në veprimtari kriminale ka ndodhur në prill të 2016 për një borxh me dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, teksa më pas u përjashtua nga radhët e policisë së shtetit duke u punësuar në radhët e Inspektoratit të Pyjeve në Tiranë duke marrë pagën pa shkuar asnjë ditë.

Santiago Malkon e ndoqën dy mjete, ai që u gjend i djegur, tip Mercedez dhe një tjetër tip Golf me të cilin janë arratisur autorët. Ndërsa u përplasën me një bordurë teksa largoheshin ku mjeti i djegur kishte çarë gomat. Një burim pranë grupit hetimor të kësaj çështje u shpreh për “Shqiptarja.com” pak ditë më parë se prapa kësaj vrasje qëndron hija e një grupi kriminal në Tiranë, që njihet ndryshe si klani “Duka”.

Hetuesit gjatë kësaj periudhe kanë verifikuar disa indicie nëse vrasja e Malkos lidhej me dy atentate të zhvilluara në Durrës, por në fakt nuk është konstatuar ndonjë lidhje e mundshme mes këtyre ngjarjeve të zhvilluara në Durrës dhe Tiranë. Të vetmet dyshime që tashmë kanë mbetur në tavolin e grupit hetimor janë ato që flasin se eliminimi fizik i Santiagos ose siç thirej shkurt nga shoqëria “San”, bien mbi dy anëtarë të klanit “Duka” në kryeqytet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD