Në Vetting prokurori që arrestoi Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, KPK: Troci ka fshehur pasurinë

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar ditën e sotme seancën dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci. Trupa që po rivlerëson figurën e Trocit drejtohet nga Pamela Qirko, dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun.

Prokurori Troci ka zgjedhur të jetë i pranishëm në seancë dëgjimore, i shoqëruar nga avokati Ardian Leka. Sipas raportit të ILDKPI-së, prokurori Troci ka bërë një deklarim të pasaktë të pasurisë dhe e ka fshehur një banesë që ka në Paskuqan.

Por pavarësisht raportit të ILDKPI-së, KPK ka kryer hetime të pavarura.

Nga hetimi ynë i pavaruar kontrolluam dokumentat pranë ILDKPI-së, provat e depozituara nga vetë z. Troci. Dokumentat janë marrë pranë institucioneve shtetërore. Ndërsa hetimi është kryer për të tre kriteret e rivlerësimit: atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.

KPK

Si pasuri e prokurorit ka rezultuar: një tokë pranë ALUIZNIT me një sipërfaqe prej 32 m2 në Paskuqan; një apartament banimi me sipërfaqe 99 metra katrorë në Kashar, burim për të cilin është deklaruar paga e tij, e bashkëshortes dhe një kredi. Troci ka deklaruar se për mobilimin e apartamentit ka shpenzuar 260 mijë lekë dhe se ka paguar 2.8 milionë lekë, si këst të parë për apartamentin.

Por vlera e deklaruar për arredimin e apartamentit, rezulton të jetë shumë më e ulët se nga çfarë duhet të jetë vërtetë.

Gjatë hetimit për ndërtimin e një banese, Troci ka fshehur legalizimin e asetit në një truall të zënë. Troci nuk e ka deklaruar atë në Vetting duke ka pretenduar se ajo banesë është ndërtuar vetëm për të zënë truallin dhe është vënë në dijeni vetëm kur është thirrur nga ILDKPKI.

Sipas hetimeve të KPK-së, rezulton se Troci ka fshehur automjetin me targa AA 077 RT që përkojnë me vitin e lindjes së tij dhe me inicialet të blerë më 2008-tën për të cilin ka mungesë të ardhurash.

Troci gjithashtu rezulton me një apartament pranë Pazarit të Ri në Tiranë, ku edhe jeton me qira por Komisioni ka ngritur dyshime për marrëdhënien mes prokurorit dhe pronarit të apartamentit.

Gjithashtu, prokurori nuk ka deklaruar se ka përdorur mjetin e të vëllait të bashkëshortes. Makina rezulton se është blerë në Gjermani dhe i është shitur vëllait të bashkëshortes. Subjekti ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për këtë pasuri dhe dyshohet se është fshehur prej tij. Gjithashtu, kunati i prokurorit ka përfituar disa aksione në një shoqëri ndërtimi, por nuk ka një çmim për blerjen e tyre.

Ndërsa në emër të vëllait të tij janë deklaruar disa pasuri të paluajtshme por nga analiza financiare ai nuk e justifikon pasurinë e tij në vlerën e 19 milionë lekëve.

Si përfundim sa i përket pasurisë së tij, nga analiza financiare është konstatuar se Troci ka një mungesë financiare përgjatë viteve 2004, 2005, 2006, 2007, 2012 dhe 2013.

Hetime për përshtatshërinë e figurës ka kryer edhe DSIK, pas të cilave prokurori Troci ka dalë i përshtatshëm.

Sa i përket aspektit profesional, për Trocin ka patur 10 denoncime dhe janë hetuar 8 dosje nga viti 2006 deri në vitin 2011, që kishin si pasojë plagosjen apo vdekjen në minierat e Bulqizës.

Për këto çështje Troci ka vendosur që hetimet të mos fillojnë apo të pushohen me argumentin se fajin e kanë pasur viktimat. Por hetimi i rasteve ku kanë humbur jetën persona ka qënë i paplotë. Prokurori ka arritur në përfundime të nxituara dhe të pa mbështetura në prova.

Bazuar në hetimin e KPK për këto dosje, ka rezultuar se prokurori ka përcaktuar eksperte të pakualifikuar dhe ka interpretuar gabim ligjin. Nga hetimi për këto dosje, rezulton se është shfaqur një neglizhencë e vazhdueshme.

Lidhur me diskutimet në seancë, Ramadan Troci është shprehur pjesërisht dakord me rezultatet e ILDKPI-së.

Kundërshtoj, plotësisht se unë kam bërë fshehje pasurie. Kam prova që vërtetojnë të kundërtën. Kam një kasolle që ndodhet në oborrin e banesës së babait tim. Kam një apartament banimi dhe një depozitë bankare. Kaq është pasuria ime.

Ramadan Troci, prokuror

Më tej ai shpjegon se: “Për 7 vjet unë nuk justifikoj 57 mijë lekë. Por kjo shumë e ndarë në vite apo edhe në muaj është një shumë e papërfillshme. Në vitin 2004 eksperti juaj më ka vënë shumën e 6 qind mijë lekëve, por në ILDKPI ka qënë një tjetër shifër. Unë nuk e kam firmosur aplikimin e legalizimit, ajo është pronë e familjarëve të mi.

Prokurori Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë do t’i nënshtrohet vlerësimit në tre shtyllat e Vettingut, atë të pasurisë, integritetit etik dhe profesional. Ramadan Troci është i njohur për firmosjen e vendimit për arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullani si dhe kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avni: 09/11/2018 21:05

    Ky eshte hajduti me i madh qe ekziston. Mua me ka marre euro pa fund dhe pastaj me kerkonte dhe nje vile dhurate

    Përgjigju
  • Mondi: 09/11/2018 18:17

    Kokrra hajdutit dhe gjobvenesit. Pysni ne prokurorine e Tiranes dhe Vlores ku eshte promovuar si ushtar i devotshem i eproreve hajdute

    Përgjigju
    • Vlora: 09/11/2018 19:56

      Me siguri ty Mondi te paska rras ne kokerr te burgut

  • Xll: 09/11/2018 13:15

    Dhe zaganjori me 1miljard lek pasuri doli i pa perlyer

    Përgjigju
  • Olti: 09/11/2018 13:00

    Respekt per shef Trocin dhe shef Petritin !

    Përgjigju
  • Arber: 09/11/2018 12:36

    Prokurori me dinjitoz dhe korrekt

    Përgjigju
  • Arber: 09/11/2018 11:19

    Respekt per z.Troci.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite