Arrinte trashësinë mbi 2 metra, zhbllokohet nga dëbora rruga Theth-Qafë Thorë! Situata me përmbytjet drejt përmirësimit

Arrinte trashësinë mbi 2 metra, zhbllokohet nga dëbora rruga Theth-Qafë Thorë! Situata me përmbytjet drejt përmirësimit

E bllokuar prej më shumë se dy javë rruga Theth-Qafë Thorë është zhbllokuar nga dëbora. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar video nga borëpastruese që zhbllokojnë aksin Bogë-Theth, në ndihmë të së cilës ka ardhur edhe ARRSH.

Zhbllokimi i rrugës u bë e ditur edhe nga drejtori i ARRSH, Ergys Verdho në një intervistë për Report Tv, ku tha se është bërë pastrimi i aksit rrugor ku trashësia e dëborës vijonte nga 40 cm deri në 2 metra e gjysmë në Qafë Thorë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë një pasqyrë të gjendjes në vend që po shkon drejt qetësimit dhe tërheqjes së ujit nga zonat e përmbytura.

“Në Shkodër kemi qetësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit, megjithatë trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.Vjosa gjithashtu po normalizohet pasi kemi rënie të ndjeshme në Përmet dhe Memaliaj”, shprehet ministri Peleshi.

Forcat e Armatosura po ashtu janë angazhuar edhe për hapjen e aksit të bllokuar Theth-Bogë në Shkodër. “Si rrallëherë ka nisur puna që në janar për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër. 

Po e hapin efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH, të cilët janë maksimalisht të përkushtuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve”, shkruan Peleshi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj