Marrëveshja për Zgjedhoren/ Rama: Ka edhe më mirë! Basha: Garanci për zgjedhje të lira! Meta: Lajm i mirë, por i pamjaftueshëm

Marrëveshja për Zgjedhoren/ Rama: Ka edhe më mirë! Basha: Garanci për zgjedhje të lira! Meta: Lajm i mirë, por i pamjaftueshëm

Damian Gjiknuri,Yuri Kim, Luigi Sporeca, Duncan Norman

Arritja e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore ka sjellë reagimin e forcave politike në vend si të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të PD-së Lulzim Basha, presidentit të vendit Ilir Meta apo kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi. Gjithashtu kjo arritje ka marrë edhe reagim nga ndërkombëtarët, të cilët kanë uruar palët dhe kanë theksuar se është një hap i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Europian.

Pas arritjes së një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e sotme, Basha ka reaguar menjëherë në Twitter duke falenderuar aleatët dhe partnerët euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin që dhanë. 

Kurse Rama menjëherë ka ironizuar Bashën duke u shprehur se ka edhe më mirë, por meqë 'LBPD' janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme le të jetë kështu. Ai ka theksuar se pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: "Mirë e kishim ashtu siç e kishim"por sipas tij rëndësi ka që PD të hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor.

Kurse  Meta përgëzon Këshillin Politik duke e konsideruar një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Gjithashtu ka falenderuar edhe partnerëve europianë për durimin e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Pakti për 'Zgjedhoren', Përfaqësuesit e lartë të BE-së: Një hap më pranë të ardhmes në Europë

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar vendin për arritjen e marrëveshjes së Reformës Zgjedhore përmes Deklaratës së përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë / Zëvendës Presidentit Josep Borrell dhe Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi. Në deklaratë theksohet se dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor, të miratuara dikur nga Parlamenti, do t'i japin vendit një proces zgjedhor me integritet dhe standarde më të larta transparence, një ndër kushtet e fillimit të negociatave në BE.

"Ne i urojmë të gjitha palët për marrëveshjen e sotme të rëndësishme për reformën zgjedhore. Ne e mirëpresim procesin gjithëpërfshirës dhe vlerësojmë gatishmërinë politike për të arritur konsensus. Kjo është një arritje e rëndësishme që do të përfitojë nga qytetarët e Shqipërisë. Dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor, të miratuara dikur nga Parlamenti, do t'i japin Shqipërisë një proces zgjedhor me integritet dhe standarde më të larta transparence, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, përfshirë edhe depolitizimin gradual të administratës zgjedhore. Ato adresojnë një kusht kryesor për të filluar negociatat e pranimit në BE, siç thuhet në përfundimet e Këshillit të Marsit 2020, duke e çuar kështu Shqipërinë një hap më pranë të ardhmes së saj në BE. Kjo do të jetë mirë për përparimin e ardhshëm në reformat e nevojshme në rrugën e Shqipërisë në BE", shkruhet në deklaratë.

Ora 22:06
Reforma Zgjedhore, Varheley: Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm drejt Europës

Oliver Varheley, Komisioneri për Zgjerimin në BE e ka konsideruar arritjen e marrëveshjes së Reformës Zgjedhore një hap të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit në Europë.

"Marrëveshja e sotme politike për zgjedhjet në Shqipëri është një arritje e shkëlqyer. Uroj ngrohtësisht të gjitha palët që morën pjesë në këtë proces gjithëpërfshirës. Reforma do të forcojë procesin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e ODISE-ODHIR në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj në Europë", ka shkruar ai në Twitter.

Ora 21:47
Reforma Zgjedhore, Kryemadhi: Pozitive! Duhet implementuar pa humbur kohë siç e kërkon BE-ja

Arritjen e konsensusit për Reformën Zgjedhore, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka konsideruar pozitiv, por ka theksuar se duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon edhe kushti i radhës i BE-së. Ajo ka shtuar se LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar.

"Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtar është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s'ka demokraci dhe pa demokraci s'ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët. LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë" , ka shkruar Kryemadhi.

Ora 21:39
Pakti për 'Zgjedhoren', Meta: Lajm pozitiv, por i pamjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme

Pas arritjes së marrëveshjes së Reformës Zgjedhore, Meta përgëzon Këshillin Politik duke e konsideruar një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Gjithashtu ka falenderuar edhe partnerëve europianë për durimin e tyre.

"Presidenti i Republikës Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore. Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!", ka shkruar Meta.

Postimi i Metës
Ora 21:30
Reforma Zgjedhore, Ambasada e SHBA-së: Mirëpresim marrëveshjen ndërpartiake, e cila e çon vendin drejt Evropës

Sot u arrit një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, pas shumë mbledhjeve intensive të këtyre ditëve, mes aleatëve dhe ndërkombëtarve.

Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje Ambasada e SHBA-së ka reaguar duke theksuar se mirëpret një marrëveshje ndërpartiake për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, e cila e çon Shqipërinë përpara në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

"Mirëpresim marrëveshjen ndërpartiake për reformën zgjedhore në Shqipëri, e cila forcon garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e çon Shqipërinë përpara në rrugën e saj evropiane" , shkruhet në postimin e ambasadës.

Postimi i Ambasadës së SHBA-së
Ora 21:05
Reforma Zgjedhore/ Rama ironizon Bashën: Ka edhe më mirë, por meqë 'LBPD' janë të kënaqur me kaq bujrum!

Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore kryeministri Edi Rama ka ironizuar Bashën duke u shprehur se ka edhe më mirë, por meqë 'LBPD'(Basha), janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme le të jetë kështu.

Ai ka përmendur se pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: "Mirë e kishim ashtu siç e kishim", por sipas tij rëndësi ka që PD të hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor.

"Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: "Mirë e kishim ashtu siç e kishim" Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme,bujrum,si ta duan ata Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë ODHIR  është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeveBE është e kënaqur,Shqipëria s'ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave Ah po, mbaroi edhe revolucioni", ka shkruajtur Rama.

Postimi i Ramës
Ora 20:53
Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Basha: Falenderoj ndërkombëtarët për kontributin

Pas arritjes së një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e sotme, Basha ka reaguar menjëherë në Twitter duke falenderuar aleatët dhe partnerët euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin që dhanë.

Ai ka shtuar se sot është hedhur një hap para për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vendin tonë.

"Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor. Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t'jua kthyer qeverisjen shqiptarëve", shkruajti Basha.

Postimi i Bashës
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MJAFTUSHËM: 06/06/2020 10:04

    O ilir bajga është mjaftushëm për të fut ty në burg për zullumet e tua e për mega vjedhjet o ilir bajga.

    Përgjigju
  • Shqiperia nje vend i vogel..: 06/06/2020 06:00

    uSA dhe EU do ta ndimoje kete vend kaqe te bukura nga natyra,ku as 2 milion njerez nuk i kane ngelur.. Ku neper disa Qytete te EU 2 milion i ka nje Qytet..Lum Si Rinia dhe e ardhmja qe do ta Gezoje nje Demokraci te vertete .. Por duhen edhe disa vite te kalojne,,deri sa te gjjtha Pasurite dhe Vilat e Krimineleve ,,dhe Krimineleve Politikane,tju kalojne ne sherbim te Instuticioneve ne sherbim te Qytetareve .. Durim se cdo gje do shkoje ne rruge te drejte...Nuk Kane fuqi ata apo ato te dalin kundra nje USA apo kundra nje EU.. Do kenaqemi ne te ardhmen,,ne Lajmet ne vijim...Duke Lexuar... Flm.

    Përgjigju
  • FITORE: 05/06/2020 21:54

    O LYLO FITOVE MOR KODOSH KAPOSHI NA U BO SHOSH. PO TANI KUR TË HUMBĒSH ÇFAR DO SAJOSH MOR KADOSH APO DO THUSH NUK E QUJ SE EDI RAMA SHUM E KA LUJT E UN SE QUJ SE ILIR FLORIRI S'MË NDIHMOJ E MUA MË LA QË EDI RAMA TË MË EKZEKUTOI E NË GOP TË SËMËS UN TË SHKOI.

    Përgjigju
    • Peter Pan: 06/06/2020 08:29

      Nuk ka Turp me te Madh per Politikantet tane Krimineller, Mafios edhe Sahanlepires Shqipetare qe vetem e vetem per Lufte ne Pushtet i lane Breket e tyre ne Ambassy USA...Tirana. Degadent edhe Sahanlepires i Pushtetareve Krimineller Shqipetare

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë