ARRSH kërkoi hetim/ Firma padit Sonila Qaton: Po favorizojnë një kompani të palicensuar, u inspektuam nga një grup pune me 'duar në xhepa'

ARRSH kërkoi hetim/ Firma padit Sonila Qaton: Po favorizojnë një kompani të palicensuar, u inspektuam nga një grup pune me 'duar në xhepa'

Kompania " Gjoka Construction", cila po kryen punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, ka njoftuar se do të padisë drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato për prishje me qëllim të imazhit. Në një reagim për mediat, përfaqësues të kësaj kompanie kanë mohuar që të kenë paraqitur të dhëna false për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është 'loti 7' dhe që u anulua. Sipas tyre, hetimet e nisura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, kanë si qëllim favorizimin e kompanisë e “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj, për të cilat nuk i kursyen akuzat.

"Cdo aludim mbi dokumentacionin e tillë si Formular Vleresimi, Situacion perfundimtar punimesh dhe Akt kolaudimi të paraqitur në tender nga Gjoka Konstruksion sha, i cili paraqet të dhëna të rreme e të pasakta është i pavërtetë, i njëanshëm, i mbajtur nga njërëz besnik të zj Qato, të cilët me devotshmëri dhe pa profesionalizëm i kanë shërbyer drejtorit të ARrSh duke hedhur baltë mbi ne si shoqëri për qëllimin e vetëm, kualifikimin e një ofertuesi të regjistruar 1 muaj përpara shpalljes së tenderit me ofertë mbi 500 milion lekë më të lartë. Për koiçidencë “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj sipas QKB rezulton se datën e regjistrimit te degës se saj ne Shqiperi e ka me date 09.05.2019 cfare na ben te dyshojme se shtyrjet e fatit te tenderit kane qene pikerisht per t’i dhene kohe kesaj kompanie per te plotesuar kriteretdhe ne objekt të veprimtarise se saj sipas QKB eshte “Aktivitet ne fushen e ndertimit”. Pas verifikimit të Statutit të kesaj shoqerie kemi konstatuar se nuk eshte e licensuar ne projektim ndaj kemi patur pikëpyetjet tona se si do ta siguronte projektimin e ketij objekti, dhe si e kish garantuar ARrSh se plotësonte kriteret e kualifikimit për projektimin, kur nga sistemi rezultonte te ishte operator i vetem ne kete garë", thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ato kanë deklaruar se nuk kanë marrë 70 miliardë lekë nga buxheti për punë që nuk janë bërë, teksa ka akuzuar ARRsh-në dhe grupin e tyre të punës se nuk i ka kryer inspektimet në konform me rregullat.

"Drejtori i ARrSh Sonila Qato ka nxjerr Urdhërin Nr.192 date 13.08.2019 për verifikim të zbatimit të punimeve të kontratës të dorëzuar si eksperiencë e ngjashme nga Gjoka Konstruksion sh.a. Ky urdhër nuk është komunikuar në kohë ndërkohe që inspektimi nga grupi i punës është kryer respektivisht në datat 13.08.2019, 14.08.2019 dhe 15.08.2019 në shkelje të procedurave, joprofesionalisht dhe hajdutshe. Kemi paraqitur dyshimin e arsyeshëm për përvojën profesionale te përfaqësuesve ne grupin e punës për inspektim, arkitekte dhe juriste, të cilët kishin  një moshë mestare 24 vjec dhe ne përputhje me ligjin, nuk plotësonin asnjë  kriter për të pasur as licensa profesionale ne mbikqyrje dhe kolaudim punimesh për ndertime civile tunele, angazhim të cilin kishin marrë përsipër të realizonin. Nga verifikimi i punimeve në objekt Grupi i punës “me duar në xhepa” i cili ka inspektuar vetëm me sy të lirë, pa asnjë dokumentacion me vete në objektin që inspekton, pa projekt, situacion apo detaje teknike, pa marrë apo kërkuar asnjë mostër/kampion apo informacion nga ne dhe përfaqësuesi i Inxhinierit të Pavarur që i shoqëronte, ka dalë në konkluzionin se ka zëra punimesh, të cilat janë pasqyruar në situacionin përfundimtar si të përfunduara, por që në fakt janë të parealizuara dhe punimet në tunele vijojnë akoma", thuhet ndër të tjera në njoftim.

(KLIKO KETU PER TE LEXUAR REAGIMIN E PLOTE)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prec zogaj: 16/09/2019 20:17

    HAJDUTE DUKET kjo sonila qato…///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë