ARRSH: Kompanitë të fshijnë reklamat apo logot e tyre përgjatë punimeve

ARRSH: Kompanitë të fshijnë reklamat apo logot e tyre përgjatë punimeve

Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë një urdhër ku kërkon nga të gjitha kompanitë që po ndërtojnë rrugë, ura, mbikalime, nënkalime apo mure që janë nën administrimin e këtij institucioni, të heqin reklamat apo logot e kompanive të tyre përgjatë punimeve. 

Po ashtu ARRSH kërkon nga kontraktorët dhe mirëmbajtësit që të fshihen me shpenzimet e tyre të gjitha shkrimet reklamuese apo logot që mund të jenë vendosur nëpër këto vepra që kanë përfunduar ndërtimin. 

Për të përfunduar këtë proces kompanitë kanë 1 muaji kohë, në rast të kundërt ata do të gjobiten sipas parashikimeve ligjore në Kodin Rrugor, ku gjobat janë nga 25 mijë deri në 100 mijë lekë.

Ky urdhër ju është dërguar drejtorive rajonale të ARRSH, si edhe Drejtorisë së Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes, Njësisë së Menaxhimit të projektit të Bankës Botërore, Njësisë së Menaxhimit të projektit Tiranë-Elbasan dhe Njësisë së Menaxhimit të projektit Qukës-Qafë Plloçë.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës

Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës