ARRSH mbyll përfundimisht kryqëzimin e 'pushimit të shoferit' në aksin Lushnjë-Fier: Burim aksidentesh! Banorët kundër: Na zgjatet rruga me 30 km

Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur 'pushimi i shoferit', është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ditën e sotme. Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat, ndërsa pas bllokimit nuk ka as një rrugë alternative.

Në këtë mënyrë banorëve të zonës u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri ne 40 km rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës. Banorë dhe fermerë të zonës kundërshtojnë këtë veprim, me argumentin se për ta zgjatja e rrugës është humbje kohe e po ashtu edhe financiare.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i kontaktuar nga Report Tv bëri të ditur se "kryqëzimi është mbyllur me kërkesë të Policisë Rrugore për shkak të aksidenteve të shumta dhe të vazhdueshme, me qëllim rritjen e sigurisë në këtë aks". Sa i përket pretendimit të banorëve për mbikalimin, ARRSH-ja bën të ditur se është pjesë e projektit të ri që po hartohet për autostradën Milot-Fier. Pak kohë më parë Kryeministri Rama është shprehur se gjatë mandatit të tretë qeverisës do të nisë ndërtimi i kësaj autostrade.

Ndërtimi i autostradës në projekt ka një mbikalim i cili është 200 metra larg kësaj nyje, e cila prej gati 20 vitesh nuk funksionon. Ndërtimi i këtij mbikalim do të ishte alternativë për mbi 100 mijë banorë të zonës që preken nga mbyllja e kryqëzimit të pushimit të shoferit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri