Rama: Bizneset, me hir apo pa hir, do financojnë arsimin profesional! Na duhen punonjës të kualifikuar me paga dinjitoze

TIRANË- Ndërsa arsimi profesional është vendosur në prioritetet e qeverisë, kryeministri Edi Rama ngre alarmin se vendi ynë po përballet me mungesë punonjësish të kualifikuar. Thirrjen e kishte të drejtpërdrejtë për sipërmarrjet, të cilave u kërkoi që të investojmë më shumë për kapitalin njerëzor dhe të ofrojnë paga dinjitoze për punonjësit.  

"Problemin e kanë te kapitali njerëzor, kjo shkon në kundërshti me faktin që s’kemi mungesë njerëzish, por kemi mungesë kualifikimi të njerëzve, s’kemi mungesë të rinjsh që mund të përfshihen dhe të kenë një rrugë të sigurt, por kemi mungesë të rinjsh që mund ta zënë një vend duke i zotëruar aftësitë për të cilat ai vend ka nevojë”, tha Rama.

Në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, kreu i qeverisë paralajmëroi se sipërmarrjet do jenë të detyruar të financojnë arsimin profesional, si edhe të ofrojnë trajnime për të rinjtë. Rama kërkon mirëkuptimin e bizneseve që të shprehin gatishmërinë në këtë aspekt, por nëse do të refuzojnë paralajmëroi ndryshime ligjore që do t’u imponojë sipërmarrje financimin e arsimit profesional.

"Do rrisim investimet publike në arsimin profesional, mbështetjen nga buxheti i shtetit dhe do u kërkojmë kompanive me hir, shpresoj që s’do jetë nevoja që pahiri i ligjit ta bëjë këtë punë, që të përfshihen në financimit e arsimit profesional", tha Rama.

Sa i përket trajnimeve, kryeministri nuk dha shumë detaje, por tha se kjo do të përcaktohet në bazë të të nivelit të të ardhurave që ka kompania.

“Kthimi i arsimit profesional në trend të ri është patjetër domosdoshmëri dhe objektivi ynë, që do bëhet i mundur nëse sipërmarrjet do e kuptojë dhe do reagojë për nevojën që të financojë. Dhe të plotësojë detyrime që do i vendosim sipas nivelit të të ardhurave për trajnime profesionale për veten dhe të tjerët”, vijoi kryeministri.

Ndalur në shifra, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se 4709 nxënës janë regjistruar në degët e arsimit profesional për vitin akademik 2023-2024, 11% më shumë se një vit më parë. Sa i takon degëve më të preferuara nga nxënësit, Gonxhja tha se e para renditet hoteleri turizëm, shërbime mjetesh transporti, si edhe teknologji informacioni.

“Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, shërbime mjetesh transporti, teknologji informacioni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikime profesionale. 60% e nxënësve që janë diplomuar, janë punësuar. Nga qendrat e formimit profesional, janë ofruar 71 kurse të formimi profesional, janë regjistruar 15 mijë kursantë. Gjatë vitit 2023, është zbatuar programi i kodimit. Prioritet ka mbetur ofrimi i kushteve të IT. Në zbatim të planit kombëtar, garancia rinore është lançuar në tetor të vitit të kaluar. Ka nisur zbatimi i të nxënit në vendin e punës. Kemi pasur mbështetjen e partnerëve tanë. BE vijon mbështetjen, përmes IPA 2 dhe IPA 3”, tha Gonxhja.

Aktualisht, në vendin tonë arsimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 60% e nxënësve që janë diplomuar në arsimin profesional, janë punësuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Rama: Me hir apo pa hir, sipërmarrjet do financojnë për arsimin profesional! Sipas nivelit të të ardhurave do ofrojnë trajnime

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se së shpejti sipërmarrjet private do ofrojnë trajnime profesionale për të rinjtë. Rama tha se sipërmarrjet do plotësojnë detyrime dhe trajnimet profesionale do i kryejnë sipas nivelit të të ardhurave, por kryeministri nuk dha më shumë detaje.

Ndërkohë, kreu i qeverisë paralajmëroi sipërmarrjet që duhet të investojnë për arsimin profesional, duke thënë se shpreson që të gjejë mirëkuptimin e tyre, ose në të kundërt do i detyrojë me ndryshime ligjore.

"Me një tjetër financim në qershor do mbulojmë nevojën për rindërtimin dhe rikualifikimin e shkollave dhe konvikteve të arsimit profesional. Një territor me kushte optimale. Në mënyrë që kur prindërit t’ia besojnë fëmijët shkollës së arsimit profesional, fëmija të rrijë me shokët në një strukturë që të plotësojë nevojat jo vetëm për mësim, ushqim, fjetje dhe aktivitete të tjera. Kthimi i arsimit profesional në trend të ri është patjetër domosdoshmëri dhe obketivi ynë, që do bëhet i mundur nëse sipërmarrjet do e kuptojë dhe do reagojë për nevojën që të financojë. Dhe të plotësojë detyrime që do i vendosim sipas nivelit të të ardhurave për trajnime profesionale për veten dhe të tjerët. Se në sistem të hapur ekonomik, krijimi i zinxhir të shëndetshëm sjell përfitime për të gjithë.

Do rrisim investimet publike në arsimin profesional, mbështetjen nga buxheti i shtetit dhe do u kërkojmë kompanive me hir, shpresoj që s’do jetë nevoja që pahiri i ligjit ta bëjë këtë punë, që të përfshihen në financimit e arsimit profesional", tha Rama.

Ora 14:30
Rama: Kemi mungesë punonjësish të kualifikuar! Duhet investim i përbashkët me sipërmarrjet, me kushte dhe paga dinjitoze

 

Kryeministri Edi Rama, në konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, vuri theksin tek mungesa e punonjësve të kualifikuar. Rama tha se kjo ka filluar të ndihet edhe mnga sipërmarrja, të cilët e kanë të vështirë të gjejnë kapital njerëzor të kualifikuar. Kjo sipas tij, i ka detyruar që të rrisin ndjeshëm edhe pagat.

Kreu i qeverisë vuri sidomos theksin në industrinë e turizmit, duke thënë se po përballet me mungesë punonjësish të kualifikuar.

“Nevoja për krah të kualifikuar pune e ka bërë 2024 dhe ka shënjuar këtë dekadë si dekadën e një lufte, e cila ka nisur dhe intensiteti i të cilës po rritet në të gjithë Europën. Është një luftë për të përballuar pasojat e rënies dramatike demografike të Europës, e cila na vë ne dhe vende si ne këtu në Europë përballë një sfide të dyfishtë, rritjes së aftësive profesionale të të rinjve tanë për t’iu përgjigjur nevojave të një tregu pune gjithmonë e më kërkues për krah të kualifikuar dhe nga ana tjetër përballimi i presionit gjithmonë e më të fortë të vendeve të pasura dhe mëdha të Europës për ta thithur këtë krah të kualifikuar pune. Sot kushtet për të pasur një debat të hapur për arsimin profesional dhe për të krijuar një sens të përbashkët vlerësimi të domosdoshmërisë së mbështetjes së kualifikimit profesional të të rinjve janë shumë të favorshme për faktin që sipërmarrja ka filluar të ndjejë lagështirën dhe të shoh me sytë e vet në përditshmëri kundërshtinë mes ambicies, nevojës dhe mundësive për t’u rritur dhe nga ana tjetër mungesës alarmante të kapaciteteve njerëzore.

Kjo ka filluar të reflektohet në mënyrë të ndjeshme në rritjen e pagave që është A, pa të cilën i gjithë alfabeti është i mangët dhe në formësimin se kapitali njerëzor nuk është i fundit siç është trajtuar për vite të tëra, por është i pari. Një ndarje më e drejtë e fitimit me vetë punonjësit nuk është çështje zemërgjerësie, pro domosdoshmërie. Në këto kushte është mundësia për të krijuar një dialog me sipërmarrjen, për nevojën e kontributit të kompanive në rritjen e kapacitet të shtetit për të formuar të rinjtë me zanatet dhe aftësitë. Sot jemi para një fakti kokëfortë në turizëm, që është një industri e re në Shqipëri, në kuptimin e krijimit të një ekosistemi i cili po rrit me shpejtësi ambicien, mundësitë e investimeve. Problemin e kanë te kapitali njerëzor, kjo shkon në kundërshti me faktin që s’kemi mungesë njerëzish, por kemi mungesë kualifikimi të njerëzve, s’kemi mungesë të rinjsh që mund të përfshihen dhe të kenë një rrugë të sigurt, por kemi mungesë të rinjsh që mund ta zënë një vend duke i zotëruar aftësitë për të cilat ai vend ka nevojë”, tha Rama.

Rama thotë se duhet të nisë një proces dialogu mes institucioneve shtetërore dhe sipërmarrjeve dhe të bashkërendojnë forcat. Rama thotë se duhet të ketë punësime me paga dinjitoze.

"Këtu nis nevoja për një strukturë të re të marrëdhënies mes industrisë dhe aktorëve në sektorin publik, qeveria, në nivelin qendror, bashkitë, shkollat profesionale shtetërore ose private. Është koha të ftojmë sipërmarrjen në një arsyetim ne nevojën e bashkërendimit të forcave, e investimit të përbashkët me kushte të qarta, me përfitim reciprok, për ne që të punësojmë me paga dinjitoze sa më shumë forca pune dhe për sipërmarrjen të këtë forca pune që i paguan në mënyrë dinjitoze dhe merr mbrapsht performancën dinjitoze.

Ka një liste renditje të të ardhurave dhe pagave mesatare në rajon, Mali i Zi prej vitesh është në vend të parë, me diferencë të ndjeshme se vendet e tjera, por nuk është barazuar. Mali i Zi nuk prodhon raketa, municione, ka qenë vendi pioner i transformimit të turizmit dhe ka krijuar një industri të turizmit me reputacion të mirënjohur dhe ka ngritur të ardhurat për frymë dhe sistemin e pagave", tha Rama. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oh sa mir: 27/03/2024 08:59

    Kjo që thotë Rama nuk e mbështet as historia. Prandaj nuk ka kthim prapa, vetëm përpara, të gjithë në emigrim. Biznesmenët e politikanë të kthehen në fuqinë punëtore që përzunë tani.

    Përgjigju
  • test: 26/03/2024 23:02

    Nuk do marri ky punetore nga jashte, dhe e porositi biznesin ti hiqte nga puna sapo te merreshin me llafe? Apo nderroi plani?

    Përgjigju
  • Po mër po: 26/03/2024 16:25

    Do e financojnë me kontratat e skllavërisë që studentët nuk emigrojnë dot se u mbajnë pasaportën bizneset! Ky është ligji!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lamtumirë titull, Liverpool dështon sërish! Armando Broja luan 4 minuta në barazimin e Fulham, Man. United turpërohet nga vendi i 19-të

GOLAT/ Lamtumirë titull, Liverpool dështon sërish! Armando Broja luan 4 minuta në barazimin e Fulham, Man. United turpërohet nga vendi i 19-të