Ligji i Sponsorizimit është rikthyer edhe njëherë në qendrën e vëmendjes së futbollit shqiptar. Drejtuesit më të lartë të FSHF-së kanë zhvilluar sot një mbledhje nga ku i janë drejtuar qeverisë me kërkesën zyrtare për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimit, që ishte edhe tema kryesore e vitit të kaluar kur u bë bojkoti.
NJOFTIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT
“Liga Profesioniste e Futbollit dhe Federata Shqiptare e Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, vendosën t’i drejtohen me një kërkesë zyrtare Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve, si një kërkesë jetike e futbollit dhe sportit shqiptar.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, ku ishin të pranishëm 10 drejtuesit e klubeve pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u diskutua në lidhje me këtë kërkesë dhe u bënë propozime konkrete për mënyrën se si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshimin e ligjit për sponsorizmet në sport.
Liga Profesioniste e Futbollit sëbashku me FSHF-në do të riaktivizojnë negociatat me të gjithë institucionet dhe aktorët përgjegjës për të finalizuar ndryshimet ligjore që do t’i japin një frymëmarrje të madhe sportit shqiptar.”
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16.6%
-
Të vogla
65.6%
-
Nuk e di
17.8%
Vota total: 163
Lajme të tjera
-
Dokumenti/ Përmbarimi vendos nën sekuestro KF Tiranën, 3 lojtarë kërkojnë shlyerjen! Rrezikon pjesëmarrjen në Evropë
28 Mars, 09:44
-
Renditja/ Bylis del pa pikë nga Burreli, hap fals nga AF Elbasani! Apolonia 'zhyt' Tomorin, Korabi 'X' me Flamurtarin në të Parën
27 Mars, 16:06
-
Superliga ndryshon oraret, java e 29-të luhet të premten dhe të shtunën
27 Mars, 12:51
-
Butrinti katër ndeshje pa tifozë, Disiplina bën shembull Partizanin U-19 dhe rivalët e Vllaznisë
26 Mars, 20:33
-
Armando Broja 'violinë e parë', sulmuesi i dha përgjigjet e duhura Sylvinhos
26 Mars, 19:43
-
Euro 25/ Shpresat e Alban Bushit s'ia dalin, Zvicra fiton 1-3 në 'Air Albania'
26 Mars, 18:59
-
'Broja s'diskutohet'! Humbjet e Kombëtares, Ilirjan Alliu për Report Tv: S'kishim përgatitje fizike, jemi ekip mesatar dhe pa yje
26 Mars, 18:29
-
Mbrojtja 'futi ujë', Sylvinho kuptoi vlerën e Ardian Ismajlit
26 Mars, 16:47
-
Humbjet e Shqipërisë, Sokol Kushta elozhe Sylvinhos: Trajneri fitoi Brojën, pa sakrifica nuk luhet në Kombëtare
26 Mars, 16:09
-
Kombëtarja i lë vendin produktit vendas, futbolli shqiptar rikthehet nesër në fushë
26 Mars, 15:30
-
VIDEO/ Shqipëria bën lojën, Suedia golin! Kombëtarja disfatë 1-0 në Stockholm, dy humbje në tre ditë
25 Mars, 20:55
-
Humbja me Kilin hidhet pas krahëve, Kombëtarja rinis stërvitjen për Suedinë! Tjetër lojtar gati për Sylvinhon
23 Mars, 18:42