Arsyet pse nuk duhet të flini me flokë të lagur

Arsyet pse nuk duhet të flini me flokë të lagur

Të gjithë ne për arsye të ndryshme si lodhja apo edhe përtacia kemi fjetur të paktën një herë të vetme me flokë të lagur, edhe pse mamaja ju thotë të mos e bëni. Dhe mamatë kanë gjithmonë të drejtë.

Dermatologët thonë se bakteret dhe mikrobet 'lulëzojnë në mjedise të ngrohta dhe me lagështi', që do të thotë se ndërsa flini, ato rriten në kokën, kur lëkura qëndron e lagur me orë të tëra duke shkaktuar një sërë problemesh.

Fjetja me flokë të lagur mund të shkaktojë gjithashtu puçrra të cilat janë plagë të vogla të në formën e flluskave që janë të mbushura me qelb dhe mund të jenë jashtëzakonisht të kruajtshme ose të dhimbshme.

Infeksioni, i quajtur folikuliti bakterial ose fungal, është i zakonshëm dhe me shumë mundësi nuk do të çojë në ndonjë efekt anësor të madh.

Megjithatë, ato mund të jenë të vazhdueshme dhe të vështira për t'u trajtuar në varësi të faktit nëse ato rrjedhin nga bakteret, kërpudhat ose në rastet serioze mund të kenë nevojë të trajtohen me medikamente orale.

Një tjetër infeksion që mund të zhvillohet teksa flini me flokë të lagur janë aknet mykotike. Kjo do të shkaktojë kokrra të vogla të kuqe në fytyrë dhe ndonjëherë në pjesën e sipërme të trupit. Përtej problemeve të lëkurës, një shqetësim serioz i mjekëve janë edhe problemet e mundshme të frymëmarrjes si dhe floku i lagur mund të shkaktojë ose përkeqësojë zbokthin.

Për të parandaluar këto simptoma ekspertët rekomandojnë, tharjen e flokëve para gjumit, por nëse kjo nuk është e mundur, ata sugjerojnë t'i kapni flokët e gjatë në një bisht të lirë ose të flini në një jastëk prej mëndafshi ose saten, gjë që mund të zvogëlojë fërkimin në flokët.  Fjetja me një mbulesë koke prej sateni gjithashtu mund të mbrojë flokët tuaj.

Përveç kujdesit për flokët është e rëndësishme të lani rregullisht këllëfët e jastëkëve, të cilët janë të prirur për grumbullimin e baktereve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv