Kryeprokurorja kalon Vettingun/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Arta Marku justifikon pasurinë

TIRANE-Kryeprokurorja Arta Marku do të rikonfirmohet në detyrë. Sot u zhvillua seanca nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe vendimi zyrtar do të jepet nesër në orën 10:00, por që pritet që të jetë formalitet, pasi nuk është gjetur asnjë shkelje. Komisioni i Vettingut ka vlerësuar se Arta Marku justifikon pasurinë, ndërsa edhe raporti i DSIK specifikon se kryeprokurorja ka përshtatshmëri me ushtrimin e detyrës. Trupa e KPK përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Arta Marku nuk ishte e pranishme vetë para KPK-së, por përfaqësohej nga avokatja e saj, Lirime Çukaj. Mungesa e Arta Markut nuk është lënë pa u komentuar nga trupa e KPK si dhe përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs.
(Lirime Cukaj, avokatja mbrojtëse e Arta Markut sot në KPK) 

ILDKPI na ka sjellë raport se Arta Marku ka bërë deklarim të saktë. Nuk ka fshehje pasurie, nuk ka as deklarim të rremë. Ne kemi bërë hetim të thelluar dhe të pavarur. Hetimi nga KPK është bërë për pasuritë, një apartament banimi 103m2 me vlerë 5 mln lekë me adresë në Perash, Shkodër. 

Apartamenti është blerë me kredi. Apartament banimi me sipërfaqe 60 m2. Me adresë lagja “Vasil Shanto”, Shkodër. Shtesë në apartamentin në lagjen “Vasil Shanto” me sipërfaqe 9 m2. Shtesa  është në proces legalizimi.  DSIK ka sjellë raport për Arta Markun ku thotë se është e përshtatshme, nuk ka asnjë problem. 

Suela Zhegu, relatore e trupës së KPK

KPK ka vërejtur dy ankesa nga qytetarët ndaj Arta Markut. Për një prej tyre, Arta Marku, në detyrën e ish-prokurores së Shkodrës ka kërkuar dy herë arrest me burg, për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Kjo është komentuar edhe nga përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs, i cili e ka konsideruar të tepruar kërkesën e Markut. 

KPK ka vërejtur dy ankesa ndaj Arta Markut, nga qytetari T.N dhe denoncuesja V.O. Ndaj Arta Markut ka një ankesë për caktimin e arrestit për një qytetar të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. I kemi kërkuar informacione Arta Markut për komandimet, emërimet dhe lëvizjet.

E pyetëm Markun për riorganizimin që ajo ka bërë në janar 2018. Por, prej janarit e deri tani s’ka asnjë përmirësim. Pyetëm për kallëzimin ndaj Markut në prokurorinë e Durrësit. Përgjigja që morëm ishte pushimi i këtij hetimi me argumentin se s’ka elementë të veprës penale. 

Prokuroria e Përgjithshne na ktheu përgjigje se për kallëzimin e T.N ai ka shkuar në Gjykatë dhe Gjykata e ka gjetur të drejtë hetimin e Markut. Pas këtyre dy denoncimeve na rezultoi se s’ka indicie dhe prova. Arta Marku ka qenë bashkëpunuese me komisionet e Vettingut.

Relatorja e KPK, Suela Zhegu

 

Në lidhje me rastin e shtetasit që është arrestuar me trafik rrugor, sepse kishte pirë më shumë raki. Arta Marku kërkoi për të dy herë arrest me burg. Nuk e mbështes idenë që duhet të drejtosh nën efektin e alkoolit. Por dua të përqendrohem tek kërkesa ekstreme për arrest me burg. Së pari, subjekti ka një përvojë të lartë si prokurore, nuk është fillestare. Ajo e di dallimin mes një çështjeje të vështirë dhe të thjeshtë. Ndryshe nga vendet e Europës, nëse do marr shifrat e Shqipërisë, shoh se 44 perqind e njerëzve janë në paraburgim. Ka një problem këtu për Prokurorinë, sepse ata japin sinjalin, ata kanë përgjegjësi për këtë gjë. 

Theo Jacobs, përfaqësues i ONM në KPK

Avokatja e Arta Markut: S’kemi asnjë pretendim, duam rikonfirmim në detyrë

Lirime Çukaj, avokatja mbrojtëse e Arta Markut përpara KPK-së, ka kërkuar rikonfirmin e kryeprokurores në detyrë. Pas ka dëgjuar relacionin e KPK-së, Çukaj ka thënë se nuk ka asnjë pretendim. 

S’kemi asnje pretendim. Jemi të hapur për pyetje. Arta Marku të rikonfirmohet në detyrë.

Lirime Çukaj, avokat e Arta Markut

Përfaqësuesi i ONM: Keqardhje që Arta Marku s’është këtu sot, mungesë lidershipi

Mungesa e kryeprokurores përpara KPK ka shqetësuar trupën e gjyqtarëve si dhe përfaqësuesin e ONM, Theo Jabos, i cili ka thënë se është i shqetësuar nga kjo mungesë e Arta Markut. Ai tha se kryeprokurorja tregoi mungesë lidershipi.  

Anëtarja e KPK, Genta Tafa Bungo: Pse s’ka ardhur Arta Marku sot? Prania e znj.Marku do ishte prestigjoze. 

Lirime Çukaj: Marku e pa të arsyeshme kështu. 

Theo Jacobs, përfaqësues i ONM: Shpreh keqardhjen time që Arta Marku s’është këtu. E shoh si një mungesë lidershipi

Theo Jacobs: Në rastin e hetimit të arrestimit të shoferit te dehur marku ka patur eksperience dhe s’duhet të gabonte.

Theo Jacobs: Në lidhje me rastin e shtetasit që është arrestuar me trafik rrugor, sepse kishte pirë më shumë raki. Arta Marku kërkoi për të dy herë arrest me burg. Nuk e mbështes idenë që duhet të drejtosh nën efektin e alkoolit. Por dua të përqendrohem tek kërkesa ekstreme për arrest me burg. Së pari, subjekti ka një përvojë të lartë si prokurore, nuk është fillestare. Ajo e di dallimin mes një çështjeje të vështirë dhe të thjeshtë. Ndryshe nga vendet e Europës, nëse do marr shifrat e Shqipërisë, shoh se 44 perqind e njerëzve janë në paraburgim. Ka një problem këtu për Prokurorinë, sepse ata japin sinjalin, ata kanë përgjegjësi për këtë gjë. 

Avokatja Çukaj: Jam dakord me komentet e Monitoruesit Ndërkombëtar. Por referuar ligjeve, një nga qëllimeve të masave të sigurimit ose kur ka arrest në flagrancë është parandalimi i kryerjes së krimeve apo veprave penale të mëtejshme. 

Genta Tafa Bungo: I lutem medias t’i përcjellë mesazhin Arta Markut mqs nuk erdhi. 

Avokatja Çukaj: Prokuroria është subjekti që kërkon, por vendimin e merr Gjykata.   

Theo Jacobs: Ne e dimë çfarë thote ligji. Prokuroria duhet të argumentojë kërkesën e saj. Çështja duhet t’i përshtatet rrethanave. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbylli seancën dëgjimore dhe u tërhoq për vendim. Arta Marku pritet të konfirmohet në detyrë. Vendimi i KPK merret nesër në orën 10:00.

****
Arta Marku, ish-prokurore e Shkodrës u zgjodh kryeprokurore nga Kuvendi në 18 dhjetor 2017. 42-vjeçarja me origjinë nga Puka ka 17 vite punë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka deklaruar një pasuri modeste, një apartament në Shkodër të blerë me kredi dhe një llogari të vogël bankare. 

Shqiptarja.com publikoi pasurinë e plotë të deklaruar nga zonja Marku pranë ILDKPKI që nga viti 2004. Sa i takon pasurive të paluajtshme, kryeprokurorja posedon 1/3 e një shtëpie banimi me sipërfaqe 55 m2, ku siç duket është banesa e prindërve.

Në vitin 2007, kryeprokurorja, së bashku me bashkëshortin, deklarojnë blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 103 m2, me vlerë 5 000 000. Apartamenti është blerë me anë të një kredie dhe nga kursimet. Ndërkaq, në vitin 2015, bashkëshorti i zonjës Marku deklaron 25 % të një apartamenti me sipërfaqe 60 m2, fituar nga privatizimi i banesës shtetërore.

Sa i takon të ardhurave, kryeprokurorja deklaron vetëm pagën e saj si prokurore ndër vite dhe pagën e bashkëshortit nga pozicioni oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2011, kryeprokurorja deklaron edhe të ardhura si pedagoge e jashtme në Universitetin “Gjon Buzuku”, Shkodër.

Pasuria e plotë e Arta Markut që nga viti 2004

Viti 2004
Të ardhura nga paga 900 000 lekë nga pozicioni i prokurores.

Të ardhura prej 108 000 lekë nga pensioni i babit.

Vlera 60 000 lekë të përfituara të mamasë nga depozita bankare

Së bashku me prindërit zotëruese e një shtëpie banimi me sipërfaqe 55 m2, pjesa 1 e 3-ta.

Depozitë bankare në emër të nënës 2 000 000 lekë. Depozita është formuar nga të ardhurat e punës së saj në një dyqan i marrë me qira nga një shtetas që nga viti 2000.

Viti 2005 
Të ardhura prej 930 600 lekë bruto nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 651 420 lekë të bashkëshortit pranë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Viti 2006
Të ardhura nga paga në vlerën 952 560 lekë për vitin 2006 (77 550 lekë muaji për 6 muajt e parë, dhe 81 210 lekë për 6 muajt e dytë).

Viti 2007
Të ardhura prej 1 003 506 lekë nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 585 790 lekë të bashkëshortit nga pozicioni oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Bashkëshortët kredi, në vlerën 6 732 704.51 lekë, me afat 15 vjeçar.

Bashkëshortët kanë konsumatore në vlerën 916 457.74 lekë.

Bashkëshortët kanë kursyer vlerën 300 000 lekë me të ardhura nga paga, të cilat u përdorën për blerjen e apartamentit.

Bashkëshortët 5 000 000 lekë për blerjen e një apartament banimi me sipërfaqe 103 m2. Çmimi i blerjes u përftua nga një kredi dhe nga kursime të bashkëshortëve .

Bashkëshortët kanë paguar 149 526.52 lekë për shlyerje të kredisë.

Bashkëshortët kanë paguar vlerën 15 277.36 lekë për shlyerje të kredisë.

Viti 2008
Të ardhura prej 817 774 lekë nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 574 984 lekë nga paga e bashkëshortit si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

473 400 lekë për shlyerje të kredisë bankare.

183 324 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2009
Të ardhura 1 234 127 lekë nga paga në pozicionin e prokurores.

42 000 lekë dieta nga OPDAT.

Të ardhura 787 732 lekë nga paga e bashkëshortit.

Bashkëshortët kanë kursyer 200 000 lekë nga paga.

516 000 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

324 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2010
Të ardhura 1 057 715 lekë nga paga në pozicionin e prokurores.

42 000 lekë dieta nga OPDAT

Të ardhura prej 587 693 lekë neto të bashkëshortit

Bashkëshortët kanë kursyer 100 000 lekë nga paga.

Bashkëshortët kanë paguar 503 932 lekë për shlyerje të kredisë bankare.

Bashkëshortët kanë paguar 192 863 lekë për shlyerje të kredisë konsumatore.

Viti 2011
Të ardhura nga paga 1 322 836 lekë.

125 000 lekë dhe 152.54 dollarë lekë dieta nga OPDAT.

Të ardhura prej 10 152 lekë nga paga si pedagoge e jashtme në Universitetin “Gjon Buzuku”, Shkodër.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 721 223 lekë

Bashkëshortët kanë kursyer 200 000 lekë nga paga.

499 200 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë

84 800 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2012
Të ardhura nga paga 1 400 461 lekë.

Të ardhura prej 61 560 lekë nga paga si pedagoge e jashtme.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 886 724 lekë.

Bashkëshortët kanë 100 000 lekë kursime cash me të ardhurat nga pagat.

Kredi 109 600 lekë për blerjen e një kondicioneri.

479 557.5 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë

173 089.72 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore

55 400 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë Union Bank.

Viti 2013
Të ardhura nga paga1 450 786 lekë.

Të ardhura 142 920 lekë nga paga si pedagoge e jashtme.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 812 154 lekë.

Bashkëshortët kanë 250 000 lekë kursime.

403 300 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë.

54 850 lekë duke shlyer totalisht kredinë e marrë në vitin 2012.

Viti 2014
Të ardhura nga paga 1 567 868 lekë.

Paga si pedagoge e jashtme 127 797 lekë.

21 084 lekë dieta për pjesëmarrje në takime me OPDAT-in.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 866 279 lekë.

Kredi bankare në vlerën 263 630 lekë për blerjeje pajisjesh kondicioner, frigorifer dhe shtrydhëse frutash.

Z. Çaku, si përfaqësues me prokurë i një personi, ka tërhequr në datë 25.07.2014 këstin në vlerën 427 500 lekë si pjesë e pagesës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë i njoftuar me shkresë të datës 15.07.2014. Pas tërheqjes përfaqësuesi i ka dorëzuar personit që i takonte shumën.

422 200 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë.

Viti 2015
Të ardhura nga paga 1 592 541 lekë.

Të ardhura prej 885 259 lekë të bashkëshortit.

Kredi bankare afatgjatë për shtëpi në vlerën 2 700 000 lekë.

Bashkëshorti deklaron regjistrimin e një apartamenti me sipërfaqe 60 m2.

Apartamenti është fituar nga privatizimi i banesës shtetërore dhe z. Çaku është zotërues i 25% të tij.

2 507 128.82 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

153 000 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë Union Bank.

259 000 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

Viti 2016
Të ardhura nga paga 1 238 813 lekë

Paga e bashkëshortit 885 773 lekë

Z. Çaku, si përfaqësues me prokurë i një personi, ka tërhequr në datë 04.05.2016 këstin me vlerë 96 700 lekë si pjesë e pagesës së AKKP Tiranë.

153 600 lekë për kredinë e marrë pranë Union Bank gjatë vitit 2014.

440 824 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

//Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 03/07/2018 11:42

    E privilegjuara e RAMES NUK DEL PARA KOMISIONIT TE VETINGUT ???

  • Juristi-Bruxel.: 03/07/2018 09:40

    po,per çfar vetingu fole e mjera dhe shentuara Arta Marku,kur i ghithe sistemi e aparati i gjysem shtetit shqiptar,eshte ne duarte e zeza te mafis terroruste te ps,me idebtitete etnike jo shqiptar.

    • Shqiptari: 03/07/2018 10:35

      O Juristi ne fakt "Judiriksi" i Auaa Birishes, Vetting nuk eshte lene as ne dore te Rames as ne dore te Çadres e as te Çizmes. Ti o Judiriks do jesh staf i ketyre qe kane qene te "bukrit e zyshes" ose shpell SHQUPI

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë