Arta Marku i dorëzon detyrën, Kryeprokurori i ri e nis nga tërmeti me ndërtuesit abuzues: Njerëzit presin drejtësi!

TIRANE- Arta Marku i dorëzoi sot detyrën kryeprokurorit të ri Olsian Çela, që u votua dje nga parlamenti për të drejtuar organin e akuzës për 7 vitet e ardhshme. Drejtuesi i ri i prokurorisë u shpreh në fjalën e tij të parë në institucionin që do të drejtojë se vendi ndodhet një fazë të vështirë, pasi po përballet me një krizë për shkak të tërmetit tragjik. Çela kërkoi nga prokurorët që të jenë në lartësinë e detyrës për këtë situatë, pasi njerëzit presin drejtësi për ndertuesit abuzues. Gjithashtu ai tha se roli i prokurorisë do të jetë kryesor që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.

"Ndoshta është hera e parë që kalon detyra në këtë mënyrë në këtë institucion. Transparenca është mënyra më e mirë për të rritur besimin e institucioneve dhe te publiku. Falenderoj dhe vlerësoj Markun për këtë punë në këto dy vite, në një fazë tranzicioni, ku vendi është përballur me mjaft probleme të mëdha. Ajo ka bërë më të mirën e mundshme. Tani hyjmë në një fazë të re, ku po ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Prokuroria ka pësuar ndryshime rrënjësore, kjo kërkon një angazhim të ri dhe konceptim të ri si duhet të funksionojë ky organ. Kemi kapacitetet për t'i dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së BE, rezultatet e punës sonë kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Në këto kushte, unë mendoj se ka tashmë ka mundësi që Kryeprokurori mund të japë kontribut për t'u dhënë jetë ideve të reja.

Sot ne ndodhemi në një fazë të vështirë, vendi po përballet me një krizë për shkak të ngjarjeve të fundit të muajit nëntor. Përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të jetë, spikasë në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi, dhe gjërat të bëhen konkrete. Është një rast që jemi në lartësinë e asaj që pret vendi dhe njerëzit presin. Do të gjejmë të gjithë mekanizmat për të arritur atë që populli pret në raport me prokurorinë. Cdo gjë nuk shkon, vaj ndryshimet gjithmonë janë pozitive. Vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë" tha kryeprokurori i ri Olsian Çela.\

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:19
S'punon mikrofoni, Kryeprokurori i ri e kalon me buzëqeshje: Filluam me probleme...

Në momentin e dorëzimit të detyrës nga Arta Marku te Kryeprokurori i ri, jo gjithcka ka shkuar mirë, pasi teksa po mbante fjalën e parë mikrofoni kishte probleme. Këtë moment, Olsian Çela e ka kaluar me një batutë dhe buzëqeshje. "Po tani jemi në rregull, filluam me probleme...".

Ora 09:58
Dorëzoi detyrën, Marku me taksi drejt Shkodrës, tërmeti i dëmtoi shtëpinë në Tiranë

Pas dorëzimit të detyrës, ish-kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është larguar nga institucioni me taksi. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Marku prej një jave është kthyer me banim në Shkodër, pasi në Tiranë i është prishur banesa nga tërmeti, shtëpia që kishte me qira, në njërën nga lagjet pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Arta Marku është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi u zgjodh dje, ndërsa tashmë pritet të vendoset në cilën prokurori do të vijojë karrierën.

1575622324_marku22.jpg

Momenti kur Arta Marku largohet me taksi nga Prokuroria e Pergjithshme
Ora 09:40
Marku dorëzon detyrën: Jam e lumtur që ia pasoj ish-shokut të klasës, do ta kaloni mirë

Ish-kryeprokurorja Arta Marku e dorëzoi detyrën mes emocioneve duke kërkuar ndjesë për frymëmarrjen, por e justifikoi me ngjitjen e shkallëve, ndërsa u shpreh e lumtur që detyrën ia pason ish-shokut të klasës duke besuar se do të bëjë mirë. "Më falni për frymëmarrjen se kam ngjitur shkallët. Jam përkushtuar ta bëj detyrën me përkushtim dhe integritet. Falenderoj të gjithë stafin që më kanë ndihmuar në përballimin e cdo sfide. Puna më ka dhënë një eksperiencë të shkëlqyer profesionale dhe njerëzore.

Falenderoj përfaqësuesit e OPDAT dhe Euralius. Falenderoj median për hapësirën që më keni kushtuar. Urime prokurorit të ri të përgjithshëm, kam besim se prokuroria do të ecë përpara. Jam shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një ish-shoku tim të klasës dhe jam e sigurt që do ia kaloni mirë me atë" tha Arta Marku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 06/12/2019 11:15

    Gerdeci ,21 janari ,Sokol Olldashi kush do i hetoje ?

    Përgjigju
  • Emi: 06/12/2019 10:42

    Shqipnija ka tash 30 vjete si bjen termete dhe po presim dreci.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi