Arta Marku kërkon mandatin 7-vjeçar, Report Tv zbardh emrat e garuesve

Të martën, më 19 Mars Kryeprokurorja Arta Marko do të kërkojë një mandat të plotë prej 7 vitesh nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

ReportTv ka mësuar se KLP pritet të mbajë një seancë të martën aty ku 11 anëtarët e këtij Këshilli të miratojnë kriteret për hapjen e garës për emrin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Veç kryeprokurores Marku një tjetër emër nga radhët e akuzës që do të garojë për të marrë postin e numrit një të akuzës është Olsian Cela, ish drejtuesi i Krimeve i njohur edhe si prokurori i laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Ndërsa ndër emrat e tjerë që përfliten si persona që pas miratimit të rregullores do të shfaqin interes për të garuar janë Adnand Xholi, Enrik Ligori, Ervin Kondili.

Emrave nga radhët e akuzës pritet t'i shtohen edhe juristë karriere të cilët për më shumë se një dekadë nuk kanë qenë të përfshirë në aktivitetet politike.

Por si zgjidhet kryeprokurori?

Referuar ndryshimeve kushtetuese neni 148/4-45  Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit.

Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Opozita e cila ka dorëzuar mandatet dhe sot është jashtë parlamentit kundërshtoi përzgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku më 18 dhjetor 2017. Ndërsa sot vendin e deputetëve të vetdorëhequr e kanë zënë të tjerë parlamentar të cilët ende nuk dihet nëse do të japin pëlqimin e tyre për emrat që do të propozojë KLP dhe që kërkohet 85 vota.

Në rast se politika nuk do të arrijë të përzgjedhë kryeprokurorin e ri me votim, atëherë do të jetë KLP që sipas pikës 4 të kushtetutës ka tagrin e emërimit.

“Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 14/03/2019 12:45

    Deri tani Arta Marku Pra ska bere asgje,nuk di si do shkojne puna,mire ka qene me nxjerre nje prokuror qe premton seriozisht dhe me i vu grafik Pune.

    Përgjigju
    • Ervi: 14/03/2019 14:24

      nuk ka gje ne dore Kryeprokurori pas ndryshimeve kushtetuese. Duhet SPAK, prokuroria e posacme per resultate..

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, PSG - Dortmund në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, PSG - Dortmund në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin