Arta Marku: Politika ndërhyn të drejtësia sa herë i preken interesat! Vettingun nuk duhet ta shohim si ndëshkim

Kryeprokurorja Arta Marku ishte sot në Shkodër ku u takua me përfaqësues të drejtësisë për hetimet, dosjet e pazbardhura dhe krimet. Ajo foli për vettingun dhe përfshirjen e politikës në sistemin e drejtësisë, duke ndërhyrë në çështjen që prekin interesat e saj. Ajo tha se nuk duhet ta shohin vettingun si ndëshkim por si një mënyrë për të rikthyer dinjitetin.

"Ngarkesa për secilin prej jush ka qenë e madhe dhe natyrisht nuk është aspak e lehtë që të arrihen rezultate të duhura. Viti që shkoi ka qenë jo i lehtë pasi për shumë prej jush ka filluar procesi i vettingut. Mund të jeni ndjerë të pasigurtë dhe kjo ka ndikuar në punën tuaj.  Dhe keni qenë shpesh herë të pamotivuar. Në qendër të çdo konflikti politik ka qenë Prokuroria. Politika i ka dhënë vetes të drejtën për të gjykuar çdo çështje që prek interesat e saj pa patur dëshirë dhe vullnet për të lejuar prokurorët të bëjnë punës e tyre. Të njëjtën gjë ka bërë dhe opinioni publik. Pavarësisht kësaj ju ja keni dalë të bëni punën tuaj. Kërkoj të jeni më të përgjgjëshëm në çdo vendimmarrje. Pavarësi nuk do të thotë kaos. Keni mundësitë që të jepni më të mirën. Procesin e Vettingut nuk duhet ta shihni si ndërshkim por si një mënyrë për të rikthyer dinjitetin. Keni mbëstetjen time dhe partenëve ndërkombëtarë që i duan  më të mirën këtij vendi", u shpreh Marku.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik