Arta Vorpsi anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, por nuk fillon detyrën pa u betuar para Metës

Arta Vorpsi anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, por nuk fillon detyrën pa u betuar para Metës

Arta Vorpsi është ligjërisht anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, por nuk mund të nisë detyrën pa u betuar para Presidentit Ilir Meta. Me datën 8 tetor 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi tre kandidatë Presidentit Ilir Meta, të renditur me pikë sipas meritave, për një vend vanat në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Meta që në datën 04.03.2019. Lista përbëhej nga Arta Vorpsi 89,642 pikë; Fiona Papajorgji 88,785 pikë dhe Elsa Toska me 85, 428 pikë. Reforma në drejtësi ka parashikuar afate dhe zgjidhje, pikërisht me qëllim që askush të mos zvarrisë apo të bllokojë emërimet në drejtësisë, përfshirë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Ilir Meta kishte vetëm 30 ditë kohë për të emëruar njërin nga tre kandidatët e lartpërmendur. Me përfundimin e këtij afati, kandidati i renditur i pari nga KED, konsiderohet i zgjedhur automatikisht. Në rastin konkret, afati për Metën ka përfunduar që ditën e premte, në datën 8 nëntor 2019, dhe Arta Vorpsi ligjërisht konsiderohet e emëruar si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 

Pika 4 e nenit 7/b të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i ndryshuar në vitin 2016, është shumë e qartë dhe e prerë, teksa parashikon që “Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar”. Në këtë rast, Ilir Meta është shprehur me heshtje, duke bërë që Arta Vorpsi, të emërohet automatikisht anëtare e Kushtetutës. Propozimi i tij për të pezulluar afatet është po aq nul sa edhe dekreti për zgjedhjet e 13 tetorit. Afatet janë parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj dhe nuk mund të pezullohen me vendime verbale, por vetëm duke ndryshuar Kushtetutën dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese.   

Por, situata nuk është kaq e thjeshtë sa duket. Kushtetuta, në nenin 125, parashikon që “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit”. Ndërkaq, pika 2 e nenit 7 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, parashikon që “Anëtarët e rinj caktohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës, nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë. Ky rregull ndiqet edhe në rastet e përfundimit para afatit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”. Ky parashikim është përdorur si argument nga Meta për të mos emëruar njërin nga kandidatët e listës së dytë të dërguar nga KED, siç bëri me kandidatin Besnik Muçi, pjesë e listës së parë të dërguar nga KED. Sipas Metës, duhej që më parë Kuvendi të emëronte kandidatin e radhë dhe më pas të shprehej Presidenti. 
Radha President-Kuvend-Gjykatë Kushtetuese parashikohet vërtetë nga ligji, ashtu siç edhe parashikoheshin afatet. Por, edhe sikur Kuvendi të operonte më shpejt me zgjedhjen e kandidati, para se të digjej afati 30-ditor nga Meta, sërish radha nuk mund të zbatohet, pasi në Gjykatën e Lartë nuk kanë aplikuar kandidatë për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Nëse Presidenti dhe Kuvendit do të presin Gjykatën e Lartë, Gjykata Kushtetuese nuk do të bënte dot kuorumin e domosdoshëm ndoshta edhe disa vite. Dhe më shumë se kushdo tjetër, Ilir Meta ka shprehur shqetësimin për mungesën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. 

Megjithatë, Meta mund të pengojë anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsin, që të fillojë detyrën. Neni  129 i Kushtetutës parashikon që ‘gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”. Gjithashtu, edhe neni 8 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i ndryshuar në vitin 2016, parashikon që “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Formula e betimit është: "Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë". A do ta lejojë Ilir Meta anëtaren e Kushtetueses Arta Vorpsin që të fillojë detyrën, duke i hapur rrugë betimit të saj? Kjo mbetet për t’u parë, por presioni i SHBA, Brukselit dhe sidomos Gjermanisë, për plotësimin e vendeve vakanten në Gjykatën Kushtetuese, pritet të rritet mbi Ilir Metën, i cili po e identifikon dhe ekspozon për ditë e më shumë rolin e tij pengues për zbatimin e reformës në drejtësi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATKAR ÇAFAJ FATMIR: 10/11/2019 11:55

    Ilir meta e vërteta e ka venin në burg jo në Presidenc. Këtë lloi bajge duhet pastruar sa më shpejt se qelbi Shqiprin bur e grua duhen qëruar nga politika njerëz shum pisa.

    Përgjigju
  • O tej: 09/11/2019 21:21

    Bajga e Skraparit nuk pengon dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë