Hoxha: Grupi i kokainës 2 dekada 'karrierë'! Lidhje politike që askush s'i ka goditur. Biznesmeni, mbulim për 'peshkun e madh' (VIDEO)

TIRANE - Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e Report Tv, në një koment dhe analizë mbi operacionin "Kuito", tha se pas 137 kilogramve kokainë që u kapën në 4 kontenierë me banane në portn e Durrësitm fshihet një grup i strukturuar kriminal që vepron në Shqipëri prej 2 dekadash dhe ka lidhje të forta politike nga të gjitha palët, pa u goditur asnjëherë nga policia. Gazetari investigativ i Report Tv, tha se tashmë hetimet duhen përqëndruar në gjetjen e provave për të shkuar tek kreu i grupit, ndërsa tha se personi i identifikuar dhe i shpallur në kërkim, Gentian Malindi, është vetëm mbulim, pasi 'peshqit e mëdhenj' - tha ai - asnjëherë nuk dalin në lojë.

I ftuar në studion e Repot Tv, Artan Hoxha tha se biznesi i peshkut që ka Malindi, është vetëm kamuflim, pasi qarkullimi financiar që sjell kjo sasi droge e kapur, tregon për potencialin që kanë grupet e organizuar shqiptar. Hoxha tha se Gentian Malindi është me origjinë nga Skrapari dhe jeton në Durrës, nipi i një funksionari të lartë në kohën e komunizmit.

"Është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, me një karrierë të gjatë në këtë fushë. Janë personazhe shumë të njohur, të fuqishëm në Durrës. Prandaj ata kanë pasur në dorë Portin. Ai të blen drejtorin e Portit, drejtorin e Policisë. Jemi në gjurmët e një grupi me karrierë shumë të gjatë në trafikun e drogës, me lidhje shumë të forta, një grup që nuk është goditur asnjëherë. Uroj që prokuroria të ketë faktuar lidhjet e këtij grupi me krerët, në mënyrë që të shkohet tek koka. Mendoni që Malindi do ta bënte vetëm 20 milionë euro? Me një anije peshkimi do trafikonte 20 milionë euro? Duke pasur parasysh njohjet, gjurmët e kësaj ngarkese të çojnë tek një grup shumë i njohur në Shqipëri që asnjëherë nuk është goditur", tha ai.

Artan Hoxha tha se tashmë është fakt që Shqipëria është një nga degëzimet e rrugëve ndërkombëtare që çojnë kokainë në vendet e Bashkrimi Evropian.

 "Ne nuk jemi më 'spaçatorët' e vegjël, po mundohemi të gjejmë vendin tonë në tregun global. Shqipëria është kthyer në bazë operacionale të trafikut, dhe po kthehet në një degëzim të narko-trafikut që furnizon Bashkimin Evropian", tha gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha.

Sipas tij, hetimet duhet të fokusohen edhe tek sasia e kokainës që u kap në portin e Pireut në Greqi në kontenierët e tjerë të nisur nga Ekuadori që nuk kishin destinacion final Shqipërinë.

"Duke pasur parasysh njohjet, gjurmët e kësaj ngarkese të çojnë tek një grup shumë i njohur në Shqipëri që asnjëherë nuk është goditur. Vërtetë kapëm 137 kile, por nuk dimë sa pjesë e drogës që u kap në Pire do të tërhiqej në këto degëzime nga Shqipëria", tha Hoxha.

Vlera e kapur prej 137 kg kokainë shkon në 20 milionë euro, por Artan Hoxha sqaroi se kjo sasi për tu hedhur në treg përpunohet dhe arrin në 400 kilogramë, që kap vlerën 40 milionë euro. Artan Hoxha tha se mbetet gjithashtu për tu parë nëse kjo sasi kaq e madhe droge do të magazinohej dhe përpunohej në laboratorë në Shqipëri, siç është faktuar se ka pasur të tillë, apo nëse do të tregtohej direkt jashtë vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Artan Hoxha: Si u lirua Gentian Malindi pasi u kap me 500 kg kanabis? Biznesi i peshkut mbulim për kokën e madhe!

1569587154_artanhoxha.jpg

"Gentian Malindi u arrestua në vitin 2013, ai ka qenë i skeduar. Si doli nga Gjykata? Si e ka liruar gjykata këtë person? 500 kilogramë kanabis që ju kap atij, nuk është sasi e vogël. Dhe ndodhi në vitin 2013. Mesa duket ndërhyrja e DEA-s për të ndërprerë këtë linjë të trafikut të drogës... por nuk e dinë a do të ndërpriten operacionet e tjera të krimit të organizuar që përdor si bazë

Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Maminas ishte sinjal që Porti i Durrësit ishte në monitorim. Rasti i fundit dëshmon që porti i Durrësit vijon të jetë bazë e krimit.

A mund të jetë mbulim biznesi i peshkimit? Në rastin e Arbër Cekajt rezultoi që kompania e bananeve ishte mbulim. Në këtë rast nuk dimë as të kujt ishin kontenierët. Magazinimi i kontenierit mund të jetë tjetër gjë, nuk është e thënë që ai që ka porositur bananet ka porositur edhe kokainën", shprehet Artan Hoxha.

Në krye është një biznes që i kalo përmasat dhe kapacitetet e tyre. Nuk është Gentian Malindi. Ata kanë më shumë se dy dekada në këtë rrjet, i kanë ndërruar qeveritë me radhë. Uroj të provohet përfshirja e tyre në këtë ngarkesë. Në rastin e Arbër Çekajt nuk u provua dot. Mbetëm tek Arbër Çekaj, nuk u provua kush ishte pas tij", tha Artan Hoxha.

Ora 14:51
Artan Hoxha: Janë 400 kilogramë kokainë (e përzier)...dhe vlera shkon në 40 milionë euro!

1569588615_tanhoxha.jpg

"Kjo sasi droge para se të dalë në treg përpunohet dhe bëhet e gatshme për klientët. Nuk është sasia reale 137 kg, është tjetër gjë, arrin deri në 400, se kjo sasi që vjen nuk hidhet në treg kështu, përpunohet. Duhet gjetur baza e magazinimit, dhe laboratorët. Në Shqipëri janë kapur laboratorë të kokainës. A ka në përdorim aktualisht në Shqipëri laborator kokaine? Sinjalet janë që ka. A do të shërbente edhe në këtë rast përpunimi në Shqipëri? Kjo është një gjë që i mbetet hetimit. Vlera në treg futur edhe përzierjen, shkon diku tek 40 milionë euro. Është një sasi e konsiderueshme e kapur në një operacion ndërkombëtar", tha Artan Hoxha.

Ora 14:34
Artan Hoxha: Grupi i kokainës në Durrës, me një karrierë të gjatë në Shqipëri me lidhje të forta politike...askush nuk i ka goditur! (VIDEO)

"Që të dokumentosh aktivitetin kriminal të një grupi duhet ta kapësh me lëndë narkotike. Ata kanë marrë kokainë nga kontenieri. Bëhet fjalë për kokainë, sepse duhet dokumentuar aktiviteti i grupit kriminal. Deri tani janë nxjerrë tre emra, mes tyre emri i biznesmenit Gentian Malindi. Janë me origjinë nga Skrapari dhe jetojnë në Durrës, është nipi i një funksionari të lartë në kohën e komunizmit.  Është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, me një karrierë të gjatë në këtë fushë. Janë personazhe shumë të njohur, të fuqishëm në Durrës. Prandaj ata kanë pasur në dorë Portin. Në nivele të tilla bexhi është gjëja më qesharake. Ai të blen drejtorin e Portit, drejtorin e Policisë. Ne e dimë shumë mirë si dilet dhe hyhet në Portin e Durrësit. Duhet të dimë: Kjo linjë sa ka kohë që vepron? Është kjo rruga e parë, e 10, e 15? Kush është pas kësaj historie? Deri tani bëhet për një grup që ka histori të gjatë në histori dhe nuk është goditur asnjëherë. Nuk ka pasur problem nëse ka qenë e majta apo e djathta. I kanë pasur lidhjet prej kohësh në Shqipëri. Gentian Malindi është personi më i rëndësishëm nga ata që kanë shkuar të marrin ngarkesën. Sasia e ngarkesës e konvertuar në çmimin e tregut, janë 20 milionë euro. Mendoni që Malindi do ta bënte vetëm 20 milionë euro? Me një anije peshkimi do trafikonte 20 milionë euro? Nuk shkojnë kurrë boset për të marrë ngarkesën. Grupet e strukturuara i kanë të ndara rolet. Jemi në gjurmët e një grupi me karrierë shumë të gjatë në trafikun e drogës, me lidhje shumë të forta, një grup që nuk është goditur asnjëherë. Uroj që prokuroria të ketë faktuar lidhjet e këtij grupi me krerët, në mënyrë që të shkohet tek koka.

Personazhet e policisë në konferencë dolën sepse kanë qenë pjesë e operacionit. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu doli në një deklaratë të thatë, sepse çështja është në hetim. Jemi në fazën fillestare ku ende ka shpresë të shkohet drejt drejtuesve të këtij grupi. Duke pasur parasysh njohjet, gjurmët e kësaj ngarkese të çojnë tek një grup shumë i njohur në Shqipëri që asnjëherë nuk është goditur. Vërtetë kapëm 137 kile, por nuk dimë sa pjesë e drogës që u kap në Pire do të tërhiqej në këto degëzime nga Shqipëria. Po ta shikosh në tërësi skemën, është një grup shumë më i fuqishëm nga ata që jemi mësuar zakonisht t'i raportojmë. Me çmimin që është në treg, 100 mijë euro kilogrami...është ngarkesë e madhe që tregon për potencialin që kanë grupet e organizuar shqiptar. Derisa nëpër Tiranë, Durrës, lëvizin mjete të blinduara, të kushtueshme, ka investime që nuk i gjen dot nga burojnë, kemi të bëjmë me një potencial ekonomik që futet në rrugë kriminale", tha Artan Hoxha.

Ora 14:26
Artan Hoxha: Shqipëria degëzim ndërkombëtar i trafikut të kokainës

1569587154_artanhoxha.jpg

"Ky rast provon se përse në raportet ndërkombëtare thuhet që Shqipëria është një bazë operacionale e trafikut të drogës. Janë bërë disa raste ku janë kapur sasi të konsiderueshme të kokainës, që dëshmon se nuk është sasi kokaine për tregun shqiptar. Kjo është kokainë e destinuar për tregun e Bashkimit Evropian. Shqipëria është një nga degëzimet e rrugëve ndërkombëtare që çojnë kokainë në vendet e BE. Nëse dinim Roterdanim në Holandë dhe Anvers në Belgjikë, apo rruga e Spanjës, Shqipëria është bërë një aktor global. Trafik që ka fitim marramendës", tha Hoxha.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justice: 28/09/2019 23:22

    Po e Artan po,aty perzihen me kuc e me mac,ti ecen me supozime.Kokat eshte e veshtire te kapen kudo,prandaj jane koka.Ktu spo kapet asnje pervec atyre te fundit fare.Shtet bananesh,dalin me paftyrsine me te madhe ne konference per shtyp.Aksion i madh kapen 2 kg oriz dhe hamallin.

    Përgjigju
  • Mali: 28/09/2019 17:33

    Zt. Hoxha ne kodin e procedures penale thuhet: pergjimi eshte mjeti pwr sigurimin e proves. Pra pergjimi eshte prove jo domosdoshmerisht e mjaftueshme. Por eshte gjykata ajo qe ben vleresimin e tij.

    Përgjigju
  • Alin: 28/09/2019 07:02

    Me keto qe po thuaj ti Z.Artan do te thote qe jane grupi Hasaneve ne iliria te plazhit durres me pak llafe Laze Hasani kapo grupit . Ato jane nga skrapari, ato hyn e dalin ne porto si duan vete , ato jane nje grup kriminal i vjeter qe nuk kan pasur asnjehere probleme e kan njohje te medha me shtetin e korruptuar shqiptar. Thuaja emrin Artan apo nuk ta mban

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri