Artan Hoxha paralajmëron 'rrezikun' që i kanoset Tahirit nga delegacioni amerikan... e krahason me Shullazin dhe Balilin (VIDEO)

TIRANË- Sipas gazetarit të Report Tv Artan Hoxha, prezenca e delegacionit amerikan në proceset gjyqësore të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mund të ndikojë që ai të dënohet nga Gjykata.

Hoxha tha në Repolitix me gazetarin Denis Minga se në çdo proces që është monitoruar më herët nga amerikanët, vendimi i gjykatës ka qenë me dënim. Artan Hoxha solli në vëmendje rastin e Emiljano Shullazit dhe Klement Balilit.

"Nuk mund të flasim derisa Gjykata të japë vendimin. Prokurorët i qëndruan bindjes së vet. Unë jam kurioz për vendimin e Gjykatës. Ambasada amerikane ka monitoruar procesin. Në çdo histori ku janë përfshirë amerikanët vendimi ka qenë me dënim. Kur shikonin amerikanët në fund të sallës, gjyqtarët merrnin çekanin në dorë. Kemi çështjen e Shullazit dhe Balilit. Niveli i dënimit mbetet të shikohet. Fajësia qëndron në faktin e pamohueshëm se në 2016 Shqipëria ishte det me kanabis. Përgjegjësia për mua ka qenë e kryeministrit. Prandaj them se fajësia morale dhe politike është e provuar. Mënyra se si prokuroria e filloi procesin e Tahirit, me frymë politike. Sa herë që përmendej në politikë Prokuroria merrte një vendim për çështjen e Tahirit. Parë në këtë prizëm, Gjykata është ndikuar nga prezenca e amerikanët", tha Artan Hoxha.

Prokuroria kërkoi dje 12 vjet burg për ish-ministrin e Brendshëm. Nëse ai dënohet, vitet e dënimit do të ulen në 8 vite pra me 1/3. 

Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

Saimir Tahiri përfundoi i pandehur pas 18 muajsh hetimi. Në këtë proces Tahiri është i pandehur me Jaleld Celën, ndërsa për ish-Sokol Boden, drejtor i postës në Dhërmi dhe Gjergji Kohilën, ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, procesi është veçuar nga Krimet e Rënda.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Në punë s’do keni lajme të mira...çfarë thonë yjet për ju sot

Në punë s’do keni lajme të mira...çfarë thonë yjet për ju sot