TIRANË- Sipas gazetarit të Report Tv Artan Hoxha, prezenca e delegacionit amerikan në proceset gjyqësore të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mund të ndikojë që ai të dënohet nga Gjykata.
Hoxha tha në Repolitix me gazetarin Denis Minga se në çdo proces që është monitoruar më herët nga amerikanët, vendimi i gjykatës ka qenë me dënim. Artan Hoxha solli në vëmendje rastin e Emiljano Shullazit dhe Klement Balilit.
"Nuk mund të flasim derisa Gjykata të japë vendimin. Prokurorët i qëndruan bindjes së vet. Unë jam kurioz për vendimin e Gjykatës. Ambasada amerikane ka monitoruar procesin. Në çdo histori ku janë përfshirë amerikanët vendimi ka qenë me dënim. Kur shikonin amerikanët në fund të sallës, gjyqtarët merrnin çekanin në dorë. Kemi çështjen e Shullazit dhe Balilit. Niveli i dënimit mbetet të shikohet. Fajësia qëndron në faktin e pamohueshëm se në 2016 Shqipëria ishte det me kanabis. Përgjegjësia për mua ka qenë e kryeministrit. Prandaj them se fajësia morale dhe politike është e provuar. Mënyra se si prokuroria e filloi procesin e Tahirit, me frymë politike. Sa herë që përmendej në politikë Prokuroria merrte një vendim për çështjen e Tahirit. Parë në këtë prizëm, Gjykata është ndikuar nga prezenca e amerikanët", tha Artan Hoxha.
Prokuroria kërkoi dje 12 vjet burg për ish-ministrin e Brendshëm. Nëse ai dënohet, vitet e dënimit do të ulen në 8 vite pra me 1/3.
Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.
Saimir Tahiri përfundoi i pandehur pas 18 muajsh hetimi. Në këtë proces Tahiri është i pandehur me Jaleld Celën, ndërsa për ish-Sokol Boden, drejtor i postës në Dhërmi dhe Gjergji Kohilën, ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, procesi është veçuar nga Krimet e Rënda.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.5%
-
Jo
73.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1169
Lajme të tjera
-
Artan Hoxha (presidenti) i shkon poshtë ballkonit Berishës: Lironi Sali Berishën se nuk mban më, duhet të ngrihen gjithë shqiptarët
11 Prill, 11:10
-
Apeli i GJKKO e la në burg, ish-truproja e Tahirit rekurs në Gjykatën e Lartë
8 Dhjetor 2023, 14:37
-
Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe Credins bank
13 Nëntor 2023, 09:13
-
Universiteti i Tiranës në fund të rankimit ndërkombëtar, rektori Hoxha: Të dhënat ende në përpunim, rezultati del në 2024! Manastirliu: Vijoni transformimin
2 Tetor 2023, 10:49
-
Akuzohet për trafik droge, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit
26 Shtator 2023, 10:24
-
Saimir Tahiri, Klement Balili e Safet Bajri bashkë rreth një tryeze në burgun e Kosovës, Drejtoria e Burgjeve: Fotografia u realizua nga personeli! Vuanin dënimin në të njëjtin sektor
4 Gusht 2023, 17:38
-
Kuvendi përballë kërkesës për arrestimin e deputetëve, pas 2012 iu hoq imuniteti i plotë! Precedentët e mëparshëm, nga Mark Frroku e Tom Doshi tek Saimir Tahiri e Alqi Bllako
10 Korrik 2023, 17:04
-
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar! Dorëheqjet e Tahirit, Xhafajt dhe Lleshaj dhe Demiraj i PD në mes
10 Korrik 2023, 10:59
-
U lirua nga gjykata, Saimir Tahiri vijon dënimin në shtëpi! E kontrollon Shërbimi i Provës
6 Qershor 2023, 12:06
-
Çfarë paralajmëron Tahiri pas lirisë: Do kërkoj të drejtën
3 Qershor 2023, 12:37
-
Yuri Kim reagon për lirimin e Saimir Tahirit: Zhgënjyese që vijon privilegjimi në sistemin e drejtësisë! Pasoja për ata që ndihmojnë ‘miqtë e fuqishëm’
2 Qershor 2023, 18:51
-
Lirimi i Tahirit, avokatët në Report Tv: Vendim i drejtë por i vonuar, politizohet! Beqiri për Berishën: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet Shkëlzeni në burg
2 Qershor 2023, 14:48