'ArtEpidemi edhe në Shqipëri', ministrja Margariti publikon videon: Arti vazhdon na mban të bashkuar

'ArtEpidemi edhe në Shqipëri', ministrja Margariti publikon videon: Arti vazhdon na mban të bashkuar

Në këto kohë të vështira duket se arti është i vetmi që bashkon njerëzit, e kur koronavirus po i ndan ata fizikisht, mesazhet që jepen nëpërmjet tij, janë thelbësore për të kuptuar luftën e vështirë ndaj virusit që po merr jetë njerëzish. 

Pas Italisë, që i dhuroi qytetërimin Evropës, e që edhe në karantinë vazhdon të dhurojë mesazhe nëpërmjet kulturës, edhe në Shqipëri, ashtu sic thotë ministrja e Kulturës Elva Margariti po huazohen mënyra sesi të përcjellim përmes artit mesazhe sensibilizuese. 

Ministrja Margariti ka publikuar një video ku nëpërmjet tablove të artistëve të njohur shqiptarë jep mesazhe për luftën kundër koronavirus! 

Në këtë kolazh ministrja sjell tablo të emrave të njohur si Zef Shoshi, Hasan Nallbani, Lec Shkreli, Sali Shijaku që ndërtuan historinë e pikturës shqiptare.

"Pas fqinjëve tanë italianë, #Artepidemia prek edhe Shqipërinë!

Nisi me duartrokitje, më pas me muzikë në ballkone, videomesazhe nga shtëpia… dhe tani përmes artesh figurative.

Nën presionin e koronavirusit po shohim çdo gjë, madje edhe personazhet e ngulitur në memorien tonë me sy tjetër!

SI mund të rrëfehej lufta kundër koronavirusit përmes tablove të piktorëve shqiptarë..?!

Një ide e huazuar nga fqinjët tanë, po fundja prej tyre kemi huazuar edhe makaronat, picën, operën e Sanremon! 

Pak metaforë artistike ndryshe për situatën do na bënte mirë të gjithëve.

SI përherë arti vazhdon na mban të lidhur bashkë, e mos harroni që: “Bashkë do t’ia dalim”!

FALEMINDERIT AUTORËVE! ?�"shkruan ministrja Margariti. 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale