Performanca akrobatike apo ekuilibri, numra xhonglërimi, kërcime plot gjallëri, me Cirkun Kombëtar që tenton të “Shkund shpirtin” e çdo spektatori përmes artit, Tirana duket më e lehtë.
Në shtëpinë e improvizuar pranë Komunës së Parisit, trupa e artistëve, me të rinj e profesionistë, këtë fundjavë krijuan një atmosferë spektakolare duke mbajtur gjallë ëndrrën e tyre, për vijimësinë e Cirkut, por edhe të publikut që duartroket këto ekzibicione.
Artistët e Cirkut sjellin mesazhe për të zgjedhur paqen, njeriun, ndaj ambicies që ndez konflikte, sepse vetëm kështu mund të arrihet në fitoren më të madhe, atë të dritës së shpresës në sytë e vogëlushëve.
Me numrat humoristikë e shkathtësinë e Gerald Shimës, prestigjiatorin Julian Kazasi e xhongleren Eris Hoxha, dhe padyshim performancat e Rubit të Cirkut dhe të shumë artistëve të tjerë, trupa e Cirkut me premierën e re, bën të mundur në skenë atë çka duket e pabesueshme.
Me duartrokitjet e publikut, dhe këtë atmosferë të ngrohtë, Cirku, ndonëse i neglizhuar për vite e ka zgjidhur tanimë dilemën hamletiane “të jesh a të mos jesh”. Duke mbajtur gjallë mbi 6 dekada traditë, presin dashamirësit për t’u dhuruar një shfaqje të larmishme edhe fundjavën që vjen.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24%
-
Keq
62.5%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 3085
Lajme të tjera
-
Clarence Rise, në Bunk’Art2 një rrugëtim drejt tingujve hipnotizues! Dita Ndërkombëtare e Cirkut, trupa me shfaqje! U shua në 2020-ën, i vëllai dokumentar për Arben Bajon!
20 Prill, 12:07
-
Akrobatët e Cirkut Kombëtar argëtojnë fëmijët në Durrës! Shima: S’ka kushte për artistët
5 Tetor 2023, 16:08
-
Dita e Cirkut, nisma personale e trupës, për dy ditë radhazi shfaqje. Artistët mes përqafimeve të vogëlushëve: E prisnim prej kohësh, na kish munguar skena!
17 Prill 2023, 14:54
-
Klajd Ymeri emërohet drejtor i ri i Cirkut Kombëtar
13 Prill 2023, 20:43
-
Historia e Nexhit, ‘akrobates me biçikletë’ që u bë pjesë e Cirkut që 10-vjeç: E kam një brengë, s’më hiqet mendja! E bija e vetmja xhonglere: E kemi pasion
9 Shkurt 2023, 18:24
-
Nostalgjia për vitet e arta të Cirkut Kombëtar, mjeshtri Agron Muho: Të mbështeten talentet e reja
1 Shkurt 2023, 21:35
-
Lamtumirë ‘Sanijes së Cirkut’, ‘pengu’ i zbutëses së parë, që bëri kafshët ‘të fluturojnë’! Historia e dashurisë me Tahir Baçovën, që i mësoi zanatin
19 Janar 2023, 08:14
-
21 artistë të Cirkut, pa godinë a çadër, performojnë në rrethe pa dieta! Për katër net në sheshin ‘Skëndërbej’: Duartrokitjet na motivojnë
30 Dhjetor 2022, 16:34
-
Elva Margariti në Report Tv: Butrinti nuk do jepet me koncesion! Ndërtimi i Teatrit u shty nga kriza! Nisim restaurimin e Muzeut Etnografik të Krujës
27 Prill 2022, 18:55
-
Merr fund saga e Sarajeve të Toptanëve! Shpronësohen të gjithë bashkëpronarët! Veliaj: U sqarua kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës
22 Tetor 2021, 17:36
-
Përmbaruesit çmontojnë Cirkun e Tiranës, reagon ministria e Kulturës: Po vijojmë punën në aspektin ligjor, artistët do të kenë një shtëpi të re
22 Tetor 2021, 07:38
-
Statusi i artistëve në 30 vite peng i ministrave. Mjeshtri i Cirkut: 1 vit pandemi, misioni i artit i papërmbushur!
15 Mars 2021, 15:59