Artistët shqiptarë jashtë e brenda vendit japin më të mirën në karantinë/ Irini Qirjako për Report TV interpreton 'Vasilikonë'

TIRANË- Për artistët e njohur karantina nuk mund të sfidohet ndryshe, veçse me krijimtari. Irini Qirjako në një mesazh për Report Tv, pasi u jep kurajo atyre që qëndrojnë të izoluar në shtëpi këndon këngën e bukur çame Vasiliko

Nga karantina në Paris sopranoja e njohur Blerta Zhegu, shoqëruar përmes tingujve të kitarës përcjell për Report tv një perfomancë fantastike të Këngës së Qamiles

Gjergj Kola në Itali, që jeton me artin e tij prej 30 vjetësh qëndrimi atje, këtë herë ka vendosur të jap një kontribut të mirë me veprat e tij për popullin italian.

Dhe se fundi, ai që nuk thyen karantinën, por qelqet e saj është Eugent Pushpepa, i ka bërë një rikrijim interesant këngës “Mall” që korri sukses edhe ne Eurosong 2018, duke u ngjitur në toplistën e këtij festivali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
Ermal Meta sjell një version ndryshe të këngës 'Lule Velo Partizani', kushtuar lirisë në këto ditë izolimi

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka sjellë një version ndryshe të kolonës zanore të filmit "Partizani i vogël Velo", gjatë qëndrimit në shtëpi në këtë periudhë karantine.

Përmes kitarës ai ka sjellë vargjet e një kënge kuptimplotë në këto ditë që po qëndrojmë të izoluar dhe e dimë se çfarë është liria, por nuk mund të jemi plotësisht të lirë për shkak të situatës.

"Yjet në netët e gjata.Të gjithë e dinë se çfarë është liria.Të gjithë duhet të dinë se sa persona kanë dhënë jetën për lirinë dhe të gjithë duhet t'i kujtojmë ata pasi falë tyre ne jemi në gjendje të shijojmë lirinë dhe të jetojmë të lirë.

Kjo është letra e një ushtari për gruan e tij. Një pjesë është në shqip. Kjo pjesë ishte kënga e partizanëve shqiptarë, e atyre që u larguan, e që u kthyen dhe kënduan edhe për ata që nuk u kthyen kurrë", ka shkruar këngëtari shqiptar.

 

Ora 15:34
“Mall”, Eugent Bushpepa nuk thyen karantinën, por “thyen” qelqet me zërin e tij!

Të rikrijosh veprën tënde, t’i japësh emocione të reja, ta rikompozosh me nuanca vibruese. Ja kjo është! Dëgjojeni! Eugent Bushpepa e sfidon karantinën me aftësitë e tij krijuese si këngëtar e kompozitor...

Kënga “Mall” e Eugent Bushpepës, që ka zënë një vend të rëndësishëm në garën e Eurosong 2018, por edhe që rrëmbeu zemrat e gjithë publikut europian, gjatë qëndrimit të këngëtarit në  karantinë ka fituar nuanca të bukura muzikore.

Një tjetër interpretim i rrallë, i së njëjtës këngë “Mall” vjen këtë herë në perfomancën online të Bushpepës për të gjithë të izoluarit nga për shkak të pandemisë COVID 19 nga studioja e tij. Eugent Bushpepa është artisti që nuk thyen karantinën, por “thyen” qelqet e saj.

Ora 13:45
Blerta Zhegu me kitarë, sfidon karantinën në Paris duke interpretuar këngën ikonike të Qamiles (VIDEO)

Sopranoja e njohur shqiptare Blerta Zhegu, e cila cilësohet në Francë një yll i ri i operës në ngjitje, përgjatë ditëve të mbylljes në karantinë, për shkak të pandemisë COVID 19, iu është rikthyer interpretimit të këngëve popullore me kitarë.

Këto performanca të bukura kanë tërhequr vëmendjen e mjeshtërve të muzikës dhe tashme ajo do të marr pjesë në një festival online në Belgjikë me këngët tona popullore. “Dita e 40-të e karantinës: një version akustik i melodisë më ikonike të Tiranës, vendlindja. Shpresoj se do t’ju ​​bëjë të lumtur kur ta dëgjoni atë. Unë bëra të pamundurën dhe u ndjeva e lumtur duke e kënduar”, shprehet Blerta Zhegu

Ora 13:34
Irini Qirjako shpërthen karantinën me këngën çame, interpreton “Vasilikonë” (VIDEO)

 Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Irini Qirjako përshëndet nga karantina të gjithë të izoluarit në shtëpitë e tyre për shkak të Covid 19. Këngëtarja në një mesazh për Report TV iu bënë thirrje të gjithëve të kenë kurajë e të durojnë sa të kalojë kjo situatë, sepse përpara çdo fatkeqësie, shëndeti i njerëzve ka  më shumë rëndësi, shprehet Qirjako. Këngëtarja zgjedh këngën çame, me dëshirën e bukur për të  përshëndetur shqiptarët në të gjitha trevat që ata jetojnë. 

Ora 13:12
Piktori Gjergj Kola në Itali, bamirësi për COVID 19: Jam lidhur me disa shoqata që të japim kontribut (VIDEO)

TIRANË- Piktori i njohur shqiptar Gjergj Kola, një nga artistët që jeton prej 30 vjetësh në Itali, në një mesazh për Report TV rrëfen për situatën e Pandemisë Covid 19 në vendin ku jeton dhe ndër të tjera shprehet se ka bërë disa punë me tematikën kushtuar kësaj pandemie të rëndë.

Piktori shqiptar do të kontribuojë ndër të tjera me veprat e artit përmes disa shoqatave bamirëse.  

“Jam lidhur me disa shoqata bamirësie dhe po punojmë të kontribuojmë për situatën që është krijuar me artin tonë. Si të gjithë edhe ne artistë jemi mbyllur në studio dhe përpiqemi t’ia dalim duke punuar sa më shumë”, shprehet ndër të tjera për report Tv, piktori i njohur Gjergj Kola. Gjergj Kola spikat me tablot e tij plot koloritë dhe plot ekspresion.

Pëvec pamjeve nga natyra, temave të ditës, artisti shqiptar zë një vend të rëndësishëm me veprata e imagjinatës, të cilat pëfshijnë motivet kombëtare dhe legjendat e popullit shqiptar. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 shenja që tregojnë se personi përballë jush po gënjen

6 shenja që tregojnë se personi përballë jush po gënjen