Artistët të lumtur pasi Kryeministri Rama
i tha “Jo” armëve kimike

Artistët të lumtur pasi Kryeministri Rama<br />i tha “Jo” armëve kimike
Ka qenë padyshim një çështjet më të diskutuara ditët e fundit në vendin tonë ajo e ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri.

Përveç qytetarëve të shumtë, anëtarëve të organizatave civile, ishin dhe artistë të shumtë të cilët iu bashkuan thirrjes kundër importit të armëve siriane nga Shqipëria.

Dikush duke marë pjesë drejtëpërdrejtë në protesta e dikush nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pas përgjigjes së shumëpritur të Kryeministrit Edi Rama se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për këto armë gëzimi ka qenë i madh jo vetëm për qytetarët por edhe për ato artistë që kërkuan “Jo”-në. 

Menjëherë ato kanë reaguar në rrjetet sociale duke shprehur gëzimin për këtë vendim.



Këngëtarja Besa Kokëdhima ka shkruar në Twitter:- “Krenare për popullin shqiptar!Bravo Edi Rama”.

“Kjo është JO-ja më e bukur që e kam dëgjuar. Të dua Shqipëri!", ka shkruar këngëtarja nga Shkupi Altuna Sejdiu në Twitter.



Ndërsa reperi shqiptar Big Basta dhe e dashura e tij, këngëtarja kosovare Vesa Luma e kanë shoqëruar me një foto postimin e tyre. Ata duken mjaft të lumtur, ndërkohë që kanë qenë të pranishëm gjatë protestës në bulevard.



Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet