Artisti italian krijon me grim maskën kirurgjikale me një mesazh sensibilizues për të gjithë

Artisti italian krijon me grim maskën kirurgjikale me një mesazh sensibilizues për të gjithë

Artisti Emanuele

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet dhe Italia është izoluar, artistët e kozmetikës janë bërë krijues.

Shumë  influencues kanë përdorur virusin si frymëzim për pamjet e maskave.

 Emanuele Petrini, një artist grimi 22-vjeçar që jeton në Viareggio të Italisë, ka përdorur aftësitë e tij për të dërguar një mesazh të rëndësishëm.

Shqetësimet tona për koronavirusin nuk mund të përdoren si një justifikim për racizmin. 

Që kur filloi koronavirusi në Ëuhan, njerëzit aziatikë në të gjithë botën janë përballur me paragjykime. Një grua aziatike u refuzua nga një restorant me supozimin se për shkak të origjinës,  ajo mund të kishte  koronavirus. 

Një shkrimtar ka përjetuar komente mizore ndërsa një mjek ka parë njerëz në transport publik duke mbuluar fytyrat në momentin kur e shohin.

Kur Emanuele vuri re që racizmi po ndodhte në qytetin e tij, ai vendosi të flasë në atë mënyrë siç e dinte vetë ai.

Ai pikturoi me kujdes një maskë për fytyrën, më pas e vuri aty një shënim të Post-it, duke lexuar: ‘Ndaloni së përdoruri shfajësimin e koronavirusit për të shprehur sharmin tuaj racist”.

"Kam parë që disa italianë ishin kaq të pasjellshëm me kinezët kohët e fundit për këtë virus", tha ai.

Emanuele ndau fotot e krijimit të tij me grim në Instagram, ku mori më shumë se 4,000 pëlqime dhe komente.

Artisti i kozmetikës shpreson që puna e tij, e cila u desh dy orë për t’u krijuar do t'i inkurajojë njerëzit të sfidojnë gjykimet e tyre dhe të ndalojnë racizmin që përhapet aq shpejt sa virusi.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rey Manaj 21 gola në Turqi, shënon në shtesë dhe 'fik' ëndrrën e Fenerbahces për titullin

VIDEO/ Rey Manaj 21 gola në Turqi, shënon në shtesë dhe 'fik' ëndrrën e Fenerbahces për titullin