Artisti shqiptaro-amerikan rrëfen çelësin e suksesit, si grafik-dizajn në SHBA

Udhëtimin e tij drejt Amerikës as nuk e kishte parashikuar. E megjithatë, situata në vend në fillim të viteve ’90 e bindi Adrian Grezdën edhe më shumë, që pas përfundimit të studimeve të larta për grafik-dizajn në Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve) karrierën dhe jetën e tij artistike ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa ishte i ftuar në para studentëve shqiptarë për të dhënë një leksion rreth arritjeve të tij,nga profesor Shend Bengu (grafik-dizajn), për bashkëpunimet me kompanitë më të njohura në botë, teknologjike edhe mediatike,  artisti shqiptaro-amerikan, Adrian Grezda tregon për kamerën e “Report TV” udhëtim e nisur para tre dekadash.

 “Për mua nuk ka qenë i lehtë fillimi. Mirëpo ja dola mbanë dhe mendoj se studimet e larta për grafik-dizajn më kanë ndihmuar shumë, sepse duhet të dije që të bëje një kombinim mes artit, dizajnit dhe arkitekturës”, shprehet grafik-dizajn Adrian Grezda.

Adrian Grezda në 30 vite liston një numër të gjatë projektesh, por ai na tregon se pas çdo ka një moment lumturie, ku mes tyre veçon:“Megjithatë do të veçoja disa prej tyre, si Dow Jones, GQ Magazine, Morgan Stanley, Marsh, Benjamin Moore, Rainbow Media e shumë të tjera. Unë mund të veçoj, një nga kompanitë më të famshme që prodhon kamera dhe aparate digjitalë, që ishte i një dimensioni realisht të madh”, thotë ai.

Për të sekreti i punëve, që janë të realizuara mirë është tek rëndësia që u jepet detajeve:”Janë ngjyrat, karakteret, imazhet që përzgjidhen, rëndësia që i jepet çdo detaji. Por prioritet ka ajo që klienti pëlqen”, shpjegon më tej.

Artisti shqiptaro-amerikan Adrian Grezda gjatë leksionit para studentëve shqiptarë u shpjegoi atyre se si ata mund të përforcojnë njohuritë e tyre rreth anatonomisë së një projekti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës

Lorenc Vangjeli: Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës